LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin shënon rritje 20 për qind pas një blerjeje të madhe misterioze

Bitcoin shënon rritje 20 për qind pas një blerjeje të madhe misterioze

Valuta digjitale Bitcoin arriti një rritje prej 20 për qind në treg, duke tejkaluar shifrën 5.000 dollarë për herë të parë që nga mesi i nëntorit.

Monedha popullore u stabilizua në rreth 4,900 dollarë, që është 16% më e lartë se prilli i kaluar, shkruan Reuters.

Bitcoin arriti vlerën rreth 20.000 dollarë në fund të vitit 2017, por gjatë vitit të kaluar përjetoi një kolaps.


Rritja e fundit e Bitcoin vjen pas një blerje misterioze në vlerë 100 milionë dollarë, e kryer përmes shkëmbimores Coinbase dhe Kraken nga SHBA, si dhe Bitstamp nga Luksemburgu.

Analistët nuk ishin në gjendje të shpjegonin motivin prapa kësaj blerje misterioze të Bitcoin. /kp/Telegrafi/