Fenomeni i kriptovalutave është tema më aktuale në financa. Me gjithë ngritjeve dhe rënieve të vlerës së tyre, diskutimet për to nuk i ka shpëtuar as Kosova. Mania për të fituar shpejtë para në të shumtën e rasteve është premtim për pasuri pa mund, e pa lodhje.
Por, mungesa e rregullimit ligjor nuk po i pengon kosovarët të fitojnë nga tregtimi i këtyre valutave.
Drejtori Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, ka thënë për Telegrafin se çdo e ardhur apo investim duhet të tatimohet.
Sipas tij, për kriptovalutat nuk kanë hartuar ndonjë rregullore për tatim të tyre.
“Është obligim ligjor që çdo e ardhur apo investim duhet të tatimohet, por sa i përket kësaj çështje, ende nuk ka ndonjë rregullim se si të tatimohen këto kriptovaluta”, tha Imeri.
Ai ka treguar se kanë bërë diskutime në ATK, për tatimin e atyre që merren me kriptovaluta, por ende nuk kanë marr asgjë konkrete.
“Aktualisht e kemi ngritur si temë, por nuk ka asgjë konkrete. Kjo është një sfidë për ATK-në”, tha drejtori i ATK-së, Sakip Imeri.
Ndërkaq Sejdi Rexhepi, ish-Kryesues i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe profesor universitar, ka thënë se investimi në kriptovaluta është një rrezik, sepse ato janë valuta private dhe mbrapa vlerës së kriptovalutës nuk qëndron asnjë kundërpeshë si masë për emetimin e tyre.
“Investimi në kriptovaluta është më rrezik për faktin se ato janë valuta private dhe në disa raste nuk dihet kush është krijuesi i tyre. Emetimi i tyre nuk është i rregulluar në asnjë shtet të botë, dhe mbrapa vlerës së kriptovalutës nuk qëndron asnjë kundërpeshë si masë për emetimin e tyre”, tha Rexhepi për Telegrafi.
Sipas tij, investimet në kriptovaluta është spekulativ dhe se motivi për blerje është ngritja e vlerës dhe jo nevoja për kursime në transaksione.
“Investimi është spekulativ dhe se motivet për blerjen e tyre kryesisht janë pritjet për ngritjen e vlerës e jo nevoja për të bërë blerje më të shpejta, apo kursime në transaksione. Duke qenë se pjesa më e madhe e shteteve të botës kanë deklaruar se janë në hulumtim të rregullimit të funksionimit të kriptovalutave, e në disa raste ka propozime për krijimin e kriptovalutave nacionale, atëherë fati i këtyre kripotovalutave ekzistuese mund të jetë dështimi i tyre i plotë”, thotë ai.
Po ashtu, profesori universitar Sejdi Rexhepi thotë se kriptovalutat akoma nuk janë të pranuara zyrtarisht nga asnjë shtet i botës si valuta digjitale, megjithatë në disa vende dhe në disa raste edhe në vendin tonë përdoren si mjet pagese.
Ai sugjeron që në rastin e përdorimit të kriprovalutave të bie në fushën e rregullimit të BQK-së.
“Nëse hipotetikisht flasim për rregullimin ligjor, atëherë fillimisht duhet kuptuar se kriptovalutat akoma nuk janë të pranuara zyrtarisht nga asnjë shtet i botës si valuta digjitale, andaj nuk mund të trajtohen si valuta. Megjithatë në disa vende dhe në disa raste, madje edhe në vendi tonë ato po përdoren si mjet pagese. Në rastin e tillë përdorimi i kriptovalutave bie në fushën e rregullimit të Bakës Qendrore, duke qenë se Ligji e njehë atë si të vetmin autoritet që ka për objektiv dhe detyrë promovimin dhe mbikëqyrjen sistemeve të sigurta, të qëndrueshme dhe efikase të pagesave. Në Kosovë valuta e vetme e cila mund të përdorët për pagesa në transaksionet e shitjes së mallrave dhe shërbimeve është Euro. Asnjë valutë tjetër nuk ka përdorim legal”, ka shpjeguar Rexhepi.
Ai thekson se kriptovalutat duhet të rregullohen me ligj të veçantë, ashtu siç kërkon standardi ndërkombëtar për investime si dhe ofruesit e shërbimeve Blockchain të regjistrohen si mikroinstitucione që ofrojnë shërbime të sigurisë së investimeve.
“Nëse autoritetet shtetërore të Kosovës e njohin zyrtarisht blerjen e kriptovalutave si ‘investim në pasuri të paprekshme’, ashtu siç ka vepruar shteti i Japonisë, në rastin e tillë, kriptovalutat duhet të rregullohen me ligj të veçantë dhe të trajtohen për nevoja të tatimeve ashtu siç kërkon standardi ndërkombëtar për investimet në Pasuri të Paprekshme (Intangible Assets), kurse fitimet nga blerja dhe shitja e tyre të trajtohen si fitime kapitale. Kështu, ofruesit e shërbimeve përmes Blockchain-ve do të duhej të regjistroheshin si mikroinstitucione që ofrojnë shërbime të sigurisë së investimeve dhe do të tatoheshin për të hyrat në shërbimet e kryera”, thotë ai.
Sipas Rexhepit “në këtë mënyrë bizneset investuese në kriptovaluta do të paguanin tatim në fitimet kapitale, kurse individët do të paguanin tatim në të ardhura personale. Në rast se kriptovalutat do të përdoreshin edhe si mjet pagese atëherë këtë fushë do të duhej ta rregullonte Banka Qendror”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës