LAJMI I FUNDIT:

Bislimovski: Nuk presim probleme në sektorin energjetik pas valës së dytë eventuale të coronavirusit

Bislimovski: Nuk presim probleme në sektorin energjetik pas valës së dytë eventuale të coronavirusit

Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE) Marko Bislimovski të martën do të kryesojë Takimin e bordit të rregullatorëve të Bashkësisë Energjetike (BE) në fokusin e së cilës do të jenë
mënyra në të cilën trupat rregullatorë në vendet anëtare të BE-së janë përballur me krizën e shkaktuar nga virusi korona, si dhe thellimi i bashkëpunimit mes trupave rregullatore në rajon dhe mënyra e formimit të tregjeve të përbashkëta të energjisë elektrike dhe të gazit natyror.

Në një intervistë për AIM, ai ka folur në lidhje me sektorin energjetikë pas përhapjes së coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai thotë se sektori energjetik u tregua në tërësi si i qëndrueshëm.

“Të gjithë shohim se nuk kishte kurrfarë shkelje në furnizimin me energji elektrike, gaz natyror dhe me energji termike. Në periudhën e parë kishim disa probleme të caktuara me likuiditetin e furnizuesve para së gjithash me energji elektrike, duke marrë parasysh panikun që u krijua te konsumatorët dhe frika që të dalin jashtë dhe t’i paguajnë faturat”, tha Bislimovski.


Ai shtoi se KRRE-ja në periudhën e kaluar punonte me intensitet të zvogëluar në kuptim të ardhjes së të punësuarve në punën e trupit rregullator, por të gjitha obligimet që i kishte dhe të gjitha aktivitetet e planifikuara i mbaruam me kohë.

“Gjithçka që kemi si obligim që rezulton nga Ligji i ri për energjetikë dhe akte të caktuara nënligjore që duhej t’i aprovojmë dhe realizojmë”, tha Bislimovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori