LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet, veriu dhe autonomia që po troket

Menjëherë pas mbarimit të procesit negociatorë të Vjenës në vitin 2006, dhe lëshimeve të pa precedent që bëri Prishtina zyrtare ndërmjetësuara nga Presidenti Ahttisari, unë pata paralajmëruar me një shkrim autorial në këtë medium informativ për rrezikun madhorë që priste Kosovën në të ardhmen nga lënia hapur e shtegut për territore autonome serbe brenda shtetit të Kosovës. Shqetësimi bazohej në principin e administratës lokale i cili thotë se; një rajon autonom mund të krijohet brenda një shteti sovran në qoftë se ka më shumë se pesë komuna në një territor të pa shkëputur, me një popullatë shumice të caktuar etnike, dhe me kapacitet ekonomik, kulturor e gjuhësorë për ekzistencë.

Deri tani politika zyrtare në Beograd, ka mbajtur shpresa se në njëfarë mënyre, me ndihmën e Rusisë dhe me politiken e pacipë të Kishës Ortodokse Serbe se do të mundet që së paku premisat e rezolutës 1244 mund të zbatohen dhe një far pranie qoftë edhe simbolike mund ta kthej në Kosovë. Por duke parë se bota demokratike që ka investuar gjithë atë përkushtim për mëse një dekadë nuk ka ndërmend ta zhbëj punën e vet, Beogradi ka ndërruar kahe.

Qartazi dhe haptazi tani, Tadiçi dhe dishepujt e tij, po flasin për ndarjen e Kosovës dhe bashkimin e veriut të Republikës sonë të re me Serbinë. Mendësia e tyre politike kapet pas dy argumenteve me të cilët po rrahin fort me grushte tavolinat ndërkombëtare. I pari, sipas tyre, thotë se “asnjë zgjidhje politike nuk mund të jetë e vlefshme ku njëri të marr gjithçka dhe tjetri asgjë”, duke shpërfillur tërësisht planin e Ahttisarit dhe lëshimet e dhimbshme që i bëri Kosova vetëm për të marrë mëvetësinë, ndërsa i dyti argument, është pikërisht ai i tërësisë kompakte territoriale të një grupi të caktuar etnik, në një rajon të caktuar, për të cilin fola më lartë.


Kryenegociatori serb në bisedimet episodike të Brukselit, Borko Stefanoviç, madje e tha hapur këtë pretendim të dielën e kaluar. Sipas tij; “ në qoftë se shqiptarët shumicë poshtë Ibrit nuk duan të jetojnë nën Serbi, atëherë edhe serbët shumicë mbi Ibër nuk duan të jetojnë nën shtetin e Kosovës ku shqiptarët janë pakicë”. Zotëria në fjalë po e thotë këtë ide tani kur në dorë ka një armë të fortë, pikërisht bisedimet në Bruksel të cilat Beogradi do të këmbëngul domosdo që t’i kthej në çështje politike. Kjo pasi e kanë edhe terrenin e përgatitur, sepse në mes të urës që ndan Mitrovicën e deri shumë afër kufirit me Serbinë, bashkëkombësit e tij kanë ngritur barrikada, kanë hedhur drunj, gur e zhavorr, bile kanë ngritur edhe mure ndarëse.

Madje, Stefanoviçi duke u përpjekur që ta trashi edhe më fort këtë politikë, ka filluar që ta fajësoj Prishtinën zyrtare ‘si nxitëse të dhunës’, dhe aktiviteteve vandale e banditeske që serbët po organizojnë në veriun e Kosovës. Kështu ai shkon në Bruksel me dy armë shumë të forta; kompaktësinë territoriale serbe në veriun e vendit, dhe ‘Prishtinën problemnxitëse’. Serbia më pastaj do të përpiqet që me çdo kusht, ta kthej dialogun e Brukselit në proces politik, natyrisht duke filluar me doganat në portat 1 dhe 31, e kur Prishtina të refuzojë, atëherë faji do t’i ngelet pikërisht politikës së Kosovës, ‘që nuk po interesohet të zhbllokoj rrugët siç do kumbojë Stefanoviçi. E si zhbllokohen rrugët në sytë e tij dhe politikës së Beogradit? Natyrisht, duke ndarë veriun ose se paku duke nxjerr autonomi për të.

Dihet se autonomia territoriale gjeografikisht e nxitur, pas një periudhe të shkurt kalimtare shndërrohet në bashkim politik me Serbinë, por kjo dardhë e qelbur e ka edhe një bisht të gjatë mbrapa. Pretendimet e ligjshme dhe të arsyeshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që mund të vijnë fill pastaj për bashkim me Kosovën, Serbia mendon t’i neutralizojë pikërisht duke thënë se Lugina nuk ka pesë apo më shumë komuna me shumicë shqiptare, se ata vetëm përbëjnë pakicë etnike dhe jo pakicë territoriale, e mbi të gjitha se në Luginën e Preshevës nuk ka një status të veçantë rajonal autonom, territorial apo edhe simbolik, porse shqiptarët atje, jetojnë brenda organizimit politik të ngritur nga shteti serb, që është administrim me status komunal.

Për ta ndaluar këtë dëm kolosal që mund t’i bëhet Kosovës, Prishtina zyrtare duhet të ndërpres menjëherë procesin politik të Brukselit duke u kapur në dy argumente shumë të forta; se deri në heqjen e barrikadave nga ana e popullatës serbe në veriun e vendit nuk ka kushte të mirëfillta për bisedime, sepse territori zotërohet nga turma banditeske që kërkojnë të bëjnë ligjin vet, si dhe argumenti tjetër, se kryenegociatori serb në bisedime me Prishtinën, po shpërfill si bashkësinë ndërkombëtare edhe palën me të cilën duhet të bisedoj, duke iu qëndruar në ballë këtyre turmave.

Megjithëse Brukseli e Washingtoni po këmbëngulin në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, procesi politik i Brukselit mund të rifilloj kur Stefanoviçi të ketë kërkuar falje haptazi, Prishtinës, Brukselit e Washingtonit për sjelljet e tija problem-nxitëse në veriun e Kosovës. Kur kushtet e negociatave të jenë definuar saktësisht, duke përfshirë barazinë e plotë mes palëve në dialog, arbitrim të qartësuar ndërkombëtarë në jetësimin e marrëveshjeve të arritura, dhe kushtëzime detyruese për Beogradin se sjelljet e deritanishme me bllokada dhe frikësime nuk do të tolerohen. Në qoftë se Prishtina dëshiron të trajtohet seriozisht, ajo duhet të veproj me këmbëngulësi, vendosmëri dhe mbi të gjitha aftësi për të nuhatur dredhitë dhelparake të Beogradit që në filizat e tyre.

(Autori është bashkëpunëtorë shkencorë në Qendrën për Studimet e Shkencave Politike të Evropës Lindore, studiues shkencorë në Universitetin Njukasell, anëtarë i Qendrës për studimet fqinjësore i Universitetit Sterling, bashkpuntorë korrespondent në Universitetin e Varshavës, dhe pedagog i shkencave politike në Universitetin Glasgow, Britani e Madhe)

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori