LAJMI I FUNDIT:

Bisedë telefonike Pendarovski – Lajçak: BE-ja dërgon sinjal pozitiv se rajoni është prioritet

Bisedë telefonike Pendarovski – Lajçak: BE-ja dërgon sinjal pozitiv se rajoni është prioritet

Presidenti Stevo Pendarovski në bisedën e sotme telefonike me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje të tjera për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka konstatuar se me emërimin e përfaqësuesit të posaçëm, Bashkimi Evropian dërgon sinjal pozitiv se rajoni është ndër prioritetet e BE-së.

Presidenti Pendarovski, siç njoftojnë nga kabineti i tij, shprehu mbështetje për misionin e Lajçakut dhe theksoi se kontributi i Bashkimit Evropian është më se i nevojshëm për të gjetur zgjidhje të pranueshme në korniza të dialogut Prishtinë – Beograd.

“Gjatë bisedës, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione në lidhje me gjendjen aktuale politike në rajon, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe ndihmë të cilën Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare ua paraqesin vendeve në rajon në luftën kundër pandemisë së KOVID-19. Sipas presidentit, me emërimin e përfaqësuesit të posaçëm, Bashkimi Evropian, pas vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dërgoi sinjal pozitiv shtesë se rajoni është ndër prioritetet e BE-së”, kumtoi kabineti i presidentit.


Në fund të bisedës, Pendarovski e uroi për emërimin e tij në pozicionin përgjegjës, dhe i dëshiroi suksese në punë.

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori