LAJMI I FUNDIT:

Birrë ke pirë, në birrë do të shndërrohesh

Birrë ke pirë, në birrë do të shndërrohesh

Bill Bramanti nga Glenwood i SHBA-ve sigurisht është adhuruesi më i madh në botë i birrës Pabst Blue Ribbon. Në fakt, ai aq shumë e do këtë birrë sa që dëshiron të varroset në kanaçen e saj. Mu për këtë, qysh tani, ai e ka punuar një arkivol të veçantë në formë të birrës së tij të preferuar.

Duke marrë parasysh së Bramanti i ka 67 vjet dhe është “shëndoshë si molla”, duket se arkivoli nuk do t’i nevojitet shumë shpejt, prandaj ka vendosur që në ndërkohë ta shfrytëzoj atë si frigorifer.

Arkivoli është punuar sipas masës së tij, prandaj Bramanti nuk e ka fort problem të qëndroj brenda.

Për t’ua treguar miqve banesën e tij të fundit dhe të përhershme, ai ka përgatitur një ndejë dhe arkivolin e tij e ka mbushur me akull, dhe natyrisht me birrën e preferuar.

Arkivoli i Bramantit, në të cilin dominojnë ngjyra e kuqe, e kaltra dhe e bardha, është dizajnuar nga kompania e funeraleve Chicago Heights and Scott Sign Co.