LAJMI I FUNDIT:

Birrë e re për qentë

Birrë e re për qentë

Bota e qenve është bërë më e pasur edhe për një pije, birrë australiane për qentë, me aromë të pijes së popullarizuar dhe shije të preferuar të qenve atë të mishit të gjedhit. Dhe, natyrisht, pa alkool. E madje edhe pronarët mund ta pinë pa ndonjë problem.

Birra joalkoolike, e punuar veçanërisht për qentë, është bërë një hit në dyqanet australiane të kafshëve shtëpiake.

Birra për qentë është shpikje e pronares së dyqanit për kafshë shtëpiake Elise Schumacher, e cila e ka vërejtur se dy qentë e saj, Louis e Vuitton, kanë etje të madhe për birrën.

”E kam pirë edhe unë: i vjen aroma birrë, e ka shije të mishit të gjedhit”, ka thënë ajo.


Schumacher ka shtuar se birrat e rëndomta janë të këqija për qentë.

Kjo birrë speciale e qenve është e vendosur në shishe ngjyrë hiri dhe shitet, pos në dyqane kafshësh, po ashtu edhe në baret vendase.

Kushton sa edhe “birra për njerëz”, vetëm se çmimi është pak më i lartë, madje 3.5 euro.

”Ajo është e popullarizuar në mesin e qenve meshkuj. Shumë njerëz po e blejnë atë si dhuratë për njerëzit që mbajnë qentë”, thotë Elise.