LAJMI I FUNDIT:

Biondina sulmon ndërtimtarët

Biondina sulmon ndërtimtarët

Punëtorët e ndërtimtarisë kanë mbetur të shtanguar kur drejt tyre ka mësyrë një biondinë duke bërtitur: "Kush më do"?.

Incidenti ka ndodhur derisa punëtorët ishin në një punishte në Vjenë, afër stacionit hekurudhor të këtij qyteti.

Megjithatë, këta meshkuj të fuqishëm kanë ikur dhe kanë pritur që të paraqitet policia.

"Kemi qejf t’i ngucim vajzat kur kalojnë këndej, është traditë. Por kjo grua ka qenë tepër për ne, prandaj jemi fshehur derisa ka arritur policia", ka thënë njëri prej punëtorëve.


Zëdhënësi i policisë vjeneze ka thënë: "Është konstatuar se askush prej tyre nuk e ka dashur. Gruan e kemi marrë me vete dhe e kemi vendosur nën përkujdesje mjekësore".