Bashkësia Islame e Kosovës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë prezantuar projektin e përbashkët për sistemimin dhe evidentimin e rasteve të vdekjeve të qytetarëve.
Sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Resul Rexhepi, gjatë prezantimit të projektit, duke folur për rendësinë e tij, tha se ky projekt është njëra ndër përpjekjet më madhore të BIK-UT.
“Në njërën nga 28 zyrat e Këshillit të BIK-ut, nga ku do të lansohet, do të jetësohet dhe ku do të veprojë praktikisht ideja e ma hershme të cilën shpresojmë se tashmë do ta bëjmë realitet. Konsideroj se në vazhdën e përpjekjeve madhore të BIK-ut, për të bashkëpunuar me institucionet e shtetit për të mirën e këtij populli, është pikërisht edhe lansimi i këtij projekti, më këtë projekt ne do të japim kontributin tonë modest që të mos bëhen keqpërdorime..” tha ai.
Sekretari i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Izedin Bytyci nënvizoi rëndësinë e këtij projekti, duke thënë se ka qenë i nevojshëm menaxhimi efikas i buxhetit me theks të veçantë shfrytëzimi racional i tij. Ai thotë se për shkak të moslajmërimit të rasteve të vdekjes me kohë buxheti i Kosovës ka humbur mjete te konsiderueshme. Bytyçi ka thënë se megjithatë ky p rojekt është duke i dhënë rezultatet e para.
“Nëse ne konstatojmë pas një periudhe se ky projekt po ecë mirë dhe se rastet po lajmërohen me kohë, ne mund t’i eliminojmë paraqitjet e pensionistëve qe janë çdo 6 muaj, qe normalisht është një telashe e madhe pasi që pensionistët duhet të lajmërohen në zyret tona për me dëshmua fizikisht që janë gjallë.” tha Bytyci.
Drejtori i Agjencionit të Regjistrimit Civil,(ARC) Lulzim Ejupi tha se institucioni që ai udhëheq ka bërë të gjitha përgatitjet në zhvillimin e sistemit të këtij shërbimi si dhe trajnimin e punëtorëve.
“ARC, e ka zhvillu sistemin i ka trajnuar të gjithë punëtorët që kanë të bëjë më këtë çështje, prandaj në mundohemi që çdo ditë të ofrojmë shërbime që të mos jenë në keqpërdorim të buxhetit. Ne si agjenci kemi nënshkruar marrëveshje më institucione tjera edhe kjo që ka filluar shpresojmë të ardhmen do të jetë edhe me institucione tjera fetare. Duhet të punojmë të gjithë së bashku për të mirën e Kosovës”, shtoi Ejupi.
Drejtori i Agjencisë të Shoqërisë së Informacionit Kujtim Gashi, ka thënë se në Kosovë operojnë mbi 187 zyre, të cilat mbajnë evidenca elektronike të vdekjes së qytetarëve.
“Ne po i sinkronizojmë aktivitetet dhe politikat e institucioneve shtetërore bashkë më komunitetet fetare në vend. Ne në kuadër të këtij projekti të sistemit elektronik për evidentimin e rasteve të vdekjes, kemi ofruar në dispozicion kapacitetet dhe teknologjinë informative dhe rrjetin shtetëror që e menaxhon AGJSH-i. Ky rrjet ofrohet për të gjitha zyrat e gjendjes civile që në Kosovë janë mbi 187 zyre, qe të gjitha mbajnë evidence elektronike të qytetareve, dhe azhurohen në kohë reale çdo veprim që bëhet në Zyrat e Gjendjes Civile. Ne po besojmë që së bashku do ta shfrytëzojmë këtë resurs të teknologjisë përgjatë këtij projekti” tha Gashi.
Inxhinieri Zenel Hyseni shpjegoi mënyrën e funksionimit të këtij projekti, ku tha se të gjitha të dhënat do të krijohen në mënyrë fizike dhe elektronike. Ai tha se të dhënat e personit të vdekur do të jenë në një vend, duke përfshirë edhe regjistrat fetarë. Të gjitha të dhënat sipas tij, më pas do të shpërndahen tek institucionet përkatëse përmes ARC-së, në kohë reale.
“Ky projekt i ka dy faza, regjistrat fetarë do të evidentohen në sistem, dhe regjistrat e vjetër fetarë (librat fizikë), pra edhe këta të dixhitalizohen në regjistrin elektronik. Pra të gjitha të dhënat do t’i kemi në një vend. Ky projekt është realizuar nga bashkëpunimit I BIK-ut me Institucionet e Kosovës. BIK-u do t’i evidentojë të gjitha rastet e vdekjes, ky sistem do të përdoret nga të gjitha Këshillat. Është bërë trajnimi i të gjithë zyrtarëve, në këtë pjesë. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka financu BIK-un me 28 kompjuterë të cilët i ka shpërnda nëpër këshillat përkatës, për evidentimin e rasteve, tha Hyseni.
Agjencia e Shërbimit të Informacionit ka qenë financuese e infrastrukturës. Pilot Projekti është zhvilluar përmes tri fazave: Trajnimi i zyrtarëve dhe shpërndarja e kompjuterëve, lansimi i sistemit në vlerësimin testues dhe përfshirja e të gjitha të dhënave, si dhe krahasimi i të dhënave mes evidentimeve dhe regjistrimeve. Afati ligjor për regjistrim është për 30 ditë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ramushi-strukturat-780x439.jpg)
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë
![Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fsk-780x439.jpg)
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim