Kriza ekonomike ka ulur konsumin dhe njerëzit po heqin dorë nga harxhimi i tepërt. Njëherësh, përskaj qytetarëve – edhe biznesi është më dorështrënguar për shkak të uljes së aktivitetit.
Nuk ekziston degë dhe veprimtari ekonomike në vend që nuk është e goditur nga pasojat e pandemisë. Ajo ka prekur edhe biznesin e shitjes së veturave të reja. Nga Grupacioni i importuesve pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, thonë se vitin e kaluar – për një tretën është ulur shitja në raport me vitin 2019. “Një ulje e tillë e shitblerjeve rrjedh nga pasojat e krizës ekonomike që kanë ulur konsumin dhe njerëzit po heqin dorë nga harxhimi i tepërt i mallrave që i nënshtrohen akcizës. Njëherësh, përskaj qytetarëve edhe biznesi është më i dorështrënguar për shkak të uljes së aktivitetit ekonomik, dhe uljes së të ardhurave, andaj edhe po përmbahet nga investimet e reja”, thonë importuesit e veturave të reja. Nga atje shtojnë se me rikuperimin dhe daljen nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia, presin që në periudhën e ardhshme të ndërmerren masa për stimulimin e blerjes së veturave të reja, dhe sidomos atyre me ngasje elektrike.
Uljen e shitblerjes së veturave të reja e mbështesin edhe të dhënat e Drejtorisë së Doganës. Sipas tyre, në vitin 2020 janë importuar 5172 vetura të reja apo afër 1000 vetura më pak në raport me 6341 vetura të reja në vitin 2019. Në ndërkohë, të dhënat tregojnë se pandemia ka shkaktuar rënie të shitjes së veturave edhe në tërë Bashkimin Evropian për një të katërtën në vitin 2020 në raport me vitin paraprak. Të dhënat e Shoqatës Evropiane të prodhuesve të veturave (ACEA) , tregojnë rënie të shitjes së veturave nga 13 milionë në vitin 2019 në më pak se dhjetë milion vetura të shitura në vitin 2020, si rrjedhojë e masave shtrënguese kundër pandemisë. Rënie më e madhe në vitin e kaluar me afër 43 për qind është shënuar në Kroaci, në Bulgari me afër 37 për qind, Spanjë me 32 për qind, Itali dhe Greqi me afër 30 për qind, Francë dhe Austri me afër 25 për qind, Belgjikë me 21.5 për qind dhe Gjermani dhe Holandë me nga afër 19 për qind.
Tregjet më të fuqishme në Evropë kanë shënuar rezultatet më të dobëta të shitjes në disa dekadat e fundit, ku regjistrimet e veturave kanë shënojnë rënien më të madhe në Gjermani, Britaninë e Madhe, Francë, Itali dhe Spanjë si pesë shtetet më të mëdha të shitjes së veturave tregojnë të dhënat e shoqatave industriale dhe ministrive përkatëse të transportit. Grupi tregtar i industrinë automobilistike në Britaninë e madhe dhe Shoqata e prodhuesve dhe tregtarëve( SMMT), kanë thënë se rënia e shitjes së veturave të reja në Britaninë e madhe është më e keqja nga viti 1943 apo nga periudha e luftës. Edhe sivjet pritet ulje, por më e butë e shitjes së veturave të reja. Edhe Blumberg , një nga kompanitë më serioze globale të analizës së tregut, parashikon se shitja e veturave të reja në vitin 2021 do të jetë më e ulët me 15 për qind në raport me periudhën e para pandemisë apo në raport me vitin 2019. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania