LAJMI I FUNDIT:

Bie nga testi i vozitjes pas katër xhin-tonikëve

Bie nga testi i vozitjes pas katër xhin-tonikëve

Një femër është diskualifikuar nga testi i vozitjes pasi që është konstatuar se gjatë kryerjes së testit ajo ishte e dehur.

20-vjeçarja Monika Cristescu kishte pirë dyfish më shumë se sa vlerat e lejuara të konsumimit të alkoolit gjatë kryerjes së testit me shkrim të vozitjes, pasi siç ka thënë ajo, kishte pirë “vetëm katër xhin-tonikë” për t’i qetësuar nervat.

Policët ia ka marrë aplikacionin për test dhe i kanë thënë se kur do të vijë e kthjellët, atëherë do të mund të hyjë në test.

“Ajo e mori testin, dhe pastaj filloi të fliste me zë të lartë, ua tregonte përgjigjet me zë dhe u thoshte kandidatëve tjerë se i dinte të gjitha pyetjet. Një polic i është afruar dhe e ka ndier menjëherë erën e alkoolit”, ka thënë një zëdhënës policie.