Joe Biden, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është akomoduar në njërin nga hotelet më prestigjioze në Kosovë. Nesër atë e pret një ditë e ngjeshur me vizita, që do t’ju bëjë krerëve më të lartë të shtetit: presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa.
Por, një vizitë më e rëndësishme dhe më emocionale për të, bashkëshorten e tij Jill si dhe nipin dhe mbesën e tij, që në Prishtinë Biden i ka marrë me vete, do të jetë në një fshat të Ferizajt, afër kampit ku janë të dislokuara forcat amerikane të KFOR-it.
Aty, njeriu i dytë i Amerikës, do të marrë pjesë në emërimin e një rruge që për të ka domethënie të madhe. Rruga nacionale Gjilan-Ferizaj do të mbajë emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2015.
Beau, Gardës kombëtare iu bashkua në vitin 2003 si avokat ushtarak dhe u vendos në Irak në vitin 2008, ndërsa babai i tij po bënte fushatë për t’u bërë nënpresident në administratën e Barack Obamas.
Gjatë ditës së nesërme, Jill Biden, do të vizitojë Manastirin e Gracaniçës ku do të takohet me peshkopin Teodosije dhe do të shikojë ambientet e manastirit.
Gjatë ditës, Joe Biden ka qëndruar edhe në shtetin fqinj, në Serbi. Atje është takuar me kryeministrin Aleksandër Vuçiq dhe presidentin Tomisllav Nikoliq. Nga Beogradi Biden dha mesazhin që e kaluara të lihet prapa në mënyrë që të shkohet nga e ardhmja.
Për dallim nga shqiptarët e Kosovës, në Serbi jo të gjithë e duan Bidenin dhe SHBA-të. Derisa Biden qëndroi në kryeqytetin serb, Partia Radikale e Serbisë, me në krye Vojisllav Sheshelin, ka organizuar një protestë. Madje, ata kanë veshur fanella me figurën e kandidatit për president, Donald Trump, si dhe kanë bërë thirrje serbëve që jetojnë në SHBA që ta votojnë Trumpin në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në tetor të këtij viti. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos