LAJMI I FUNDIT:

Biden dhe Putin shtrëngojnë duart para takimit në Gjenevë

Biden dhe Putin shtrëngojnë duart para takimit në Gjenevë

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin sapo e bënë foton e tyre të parë në takimin historik në rezidencën Villa La Grange në Gjenevë derisa takimi i tyre po fillonte.

Të dy presidentët qëndruan jashtë rezidencës me presidentin zviceran, Guy Parmelin, i cili bëri komente të shkurtra duke mirëpritur të dy udhëheqësit.

Parmelin tha se ai iu uroi udhëheqësve një “dialog të frytshëm”, raporton CNN.


Të dy presidentët shtrënguan duart dhe më pas kanë hyrë në villën e shekullit të 18-të për raundin e tyre të parë të takimeve.

Biden më herët ka paralajmëruar se nuk do të ketë konferencë të përbashkët për gazetarëve, dhe tani kjo është konfirmuar.

Takimi i dy liderëve do të jetë privat. Në takim do të marrin pjesë vetëm zyrtarët që marrin shënime, dhe Sekretari amerikan Antony Blinken e ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Evropa
Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Vullnetarët e huaj që duan t'i bashkohen ushtrisë ukrainase duhet ta kalojnë testin e poligrafit

Vullnetarët e huaj që duan t'i bashkohen ushtrisë ukrainase duhet ta kalojnë testin e poligrafit

Evropa
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Evropa
Kalo në kategori