LAJMI I FUNDIT:

Biden akuzon Trumpin dhe republikanët për ushtrimin e “pushtetit të papërpunuar politik”

Biden akuzon Trumpin dhe republikanët për ushtrimin e “pushtetit të papërpunuar politik”

Kandidati presidencial demokrat i SHBA-ve, Joe Biden i ka dërguar një peticion urgjent Senatit, i cili dominohet nga Republikanët, duke i kërkuar që të heqë dorë nga votimi për Gjykatën e Lartë para zgjedhjeve presidenciale.

Siç vuri në dukje Biden, qëllimi i udhëheqësit republikan amerikan dhe kundërshtarit të tij, Donald Trump për të caktuar një person tjetër për të zëvendësuar Ruth Bader Ginsburin, e cila ndërroi jetë javën e kaluar, para zgjedhjeve të nëntorit, është “të ushtrojë një pushtet të papërpunuar politik”, transmeton Telegrafi.

Biden tha se nëse fiton zgjedhjet, ai do të duhet të ketë një shans për të emëruar një gjyqtar të ri të Gjykatës së Lartë. Kujtojmë se emërimet në Gjykatën e Lartë janë të përjetshme, dhe nëse Trump e bën këtë, ai mund ta privojë Bidenin nga e drejta e tij, shkruan Guardian.


Nga ana tjetër, Biden shton se do ta emëronte një grua afrikano-amerikane në pozicionin e gjykatëses së Gjykatës Supreme të SHBA-ve nëse do të kishte mundësi, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.

Aktualisht ekzistojnë gjithsej 53 senatorë republikanë në Senatin amerikan, dhe dy prej tyre kanë shprehur publikisht mosmarrëveshjet me Trumpin. Udhëheqësi amerikan njoftoi se do të shpallte nominimet për vendin e lirë të mbajtur nga Ruth Bader Ginsburgun.

Në 175 vjet ekzistence, revista shkencore amerikane për herë të mban anë në zgjedhjet presidenciale amerikane
Lexo po ashtu Në 175 vjet ekzistence, revista shkencore amerikane për herë të mban anë në zgjedhjet presidenciale amerikane

Shumica e amerikanëve duan që pasardhësi i Ruth Bader Ginsburgut në Gjykatën Supreme të SHBA-ve ta përcaktojë fituesi i zgjedhjeve presidenciale, sipas një sondazhi të kryer nga agjencia Ipsos.

Rreth 80 përqind e demokratëve dhe 50 përqind e republikanëve pajtohen me emërimin e një gjykatësi të ri pas zgjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kalo në kategori