LAJMI I FUNDIT:

Biblioteka Kombëtare, ndërtesa e nëntë më e shëmtuar në botë

Biblioteka Kombëtare, ndërtesa e nëntë më e shëmtuar në botë

Një kullë, një teatër, një bibliotekë, disa muze- janë disa prej ndërtesave që janë përcaktuar si më të shëmtuarat e botës. Mes tyre është edhe Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.

Klasifikimi është bërë për të dytin vit radhazi nga përdoruesit e faqes së internetit të Virtualtourist.com. Bëhet fjalë për vepra të cilësuara nga arkitektura botërore si inovative ose gjeniale, por e vërteta është se njerëzve nuk u pëlqejnë ose i konsiderojnë si të shëmtuara.

Morris Mechanik Theater – Teatri i Baltimorit i projektuar nga arkitekti John Johansen, konsiderohet si një shembull i shëmtuar arkitekturor, e ndërtuar në vitin 1954, me Corbusier. Vetë pronari i ndërtesës që e bleu në vitin 2005 (6 milionë dollarë), është shprehur: “Nuk kam takuar askënd që e ka pëlqyer”.

Zikzov Television Tower – E projektuar në vitin 1985 dhe në vitin 1992 nga arkitekti dhe skulptori David Cerny- dominon qytetin e Pragës me format e saj kurioze fëmijërore që ngjiten në kullë.


The Beehive – Pallati Beehive është në Zelandën e Re, pranë parlamentit, prania e të cilit, sipas lexuesve, e shton shëmtinë.

Qendra George Pompidou – E njohur edhe si Beaubourg, muzeu dhe qendra kulturore e Parisit, e cila ishte projektuar nga Renzo Piano, Gianfranco Franchini dhe Richard e Sue Rogers. Sipas New York Times dizajni i kësaj qendre, ka përmbysur arkitekturën botërore. Por njerëzve nuk u pëlqen aspak.

Federation Squadre – Është sheshi kryesor i qytetit të Melburnit dhe është pika e referimit të qytetit.

Petrobras Headquarters – Ndërtesa braziliane e vendosur në Rio de Janeiro është cilësuar një kryqëzim mes një ndërtese druri të papërfunduar dhe një burgu.

Merkel Building – Vepër e ndërtuar në Virxhinia nga arkitekti Richmond, i cili ka deklaruar se për projektimin është frymëzuar nga një patate në furrë, e cila i është shërbyer në një darkë arkitektësh.

Royal Ontario Museum – muzeu i katërt për nga dimensionet në Amerikën e Veriut që gjendet në Toronto.

Biblioteka Kombëtare – Ndërtesa në qendër të Prishtinës e vizituar vazhdimisht nga studentët, është në listën e objekteve më të shëmtuara në botë. Faqja Virtualtourist.com e përshkruan si një huall bletësh, ndërsa thuhet se ‘rrjeti’ rreth objekti e përkeqëson më shumë pamjen e saj. Aty thuhet se “kur është hapur për herë të parë, shumëkush ka menduar se rrjeti gjigant ishte në fakt skele”.

Ryugyon Hotel – Ky hotel që dominon profilin e kryeqytetit koreanoverior hyn për herë të dytë radhazi në klasifikimin e horrorit të projektuar nga Virtualtourist. /tch/telegrafi/