Mediat bullgare publikojnë protokollin që duhet të miratohet edhe në Shkup edhe në Sofje

Mediat në Bullgari e kanë publikuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili përbëhet nga tre elementë të pavarur, të cilët mund të përgjigjen në pyetjen nëse Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.
Dokumenti i parë, draft-përfundimet në Këshill, tregon se tema e “marrëdhënieve bilaterale Shkup-Sofje”, do të jetë pjesë e procesit negociues. Ky dokument, si dhe dokumenti i dytë, korniza negociuese, kanë të bëjnë me dokumentin e tretë, i cili është kryesor – protokolli bilateral, në të cilin nuk ka asgjë franceze dhe është prodhim i marrëveshjes në mes ministrive për punë të jashtme të të dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky është në fakt një udhërrëfyes me angazhime dhe hapa konkretë që Shkupi duhet t’i përmbushë në këmbim të heqjes së vetos, shkruan BGNES.
Megjithëse i paplotë, protokolli dypalësh e bën historinë kusht të procesit të negociatave. Para mbledhjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Shkupi mori përsipër të miratojë formulimin tashmë të miratuar të Komisionit të Përbashkët Historik për Car Samoilin si Car bullgar, për të ndryshuar menjëherë pllakat dhe mbishkrimet e monumenteve të tij në vend dhe të Kalasë së Samoilit në Ohër.
Është planifikuar të ndryshohet menjëherë teksti për Car Samoilin në tekstin shkollor për klasën e VII, si dhe të paraqitet një kopje e mësimit që do të pasqyrojë formulimin e ri në përputhje me kompromisin e arritur. Protokolli dypalësh parashikon zgjidhjen e çështjeve të tjera historike kontestuese në mënyrë të ngjashme, gjë që do të intensifikojë punën e komisionit historik.
Deri më sot, ky Protokoll nuk është nënshkruar dhe ndoshta do të ketë ndryshime dhe sqarime që duhet të heqin përfundimisht të gjitha mosmarrëveshjet midis dy vendeve që kanë të bëjnë me periudhën nga fillimi i shekullit të 20-të deri në mesin e shekullit të kaluar.
Në këtë link mund ta lexoni të gjithë tekstin e protokollit, për të cilin nga BGNES thonë se do të ndryshojë deri në miratim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri