LAJMI I FUNDIT:

Bezdia e gruas e bën milioner

Bezdia e gruas e bën milioner

Kush do të thoshte se maltretimi martesor mund të sjell para me thes. Pikërisht kjo i ka ndodhur një njeriu i cili për shkak të shtyrjes nga gruaja në momentin fundit ka paguar një tiketë lotarie. Natyrisht, rol ka luajtur edhe suxhuku.

Fatlumi anonim ka fituar 4.2 milionë dollarë australianë (1.74 milionë euro) në lotarinë e mbajtur në Auckland të Zelandës së Re pasi që ka paguar një tiketë lotarie vetëm dy minuta para mbylljes. Nuk do të ishte asgjë e veçantë, po që se në të nuk do ta shtynte bezdia e gruas dhe se në fund kishte vendosur ta blejë vetëm ta heq atë qafesh.

“Gruaja më pat bezdisur tërë ditën të blejë një tiketë lotarie e kur një natë po kalojë rrugës pashë një shenjë për loto, hyra dhe bleva tiketën me fat. Ka qenë vetëm dy minuta para mbylljes së shitjes”, kujtohet milioneri i ri familja e të cilët deri dje mezi ia ka arritur fundin e muajit, posaçërisht pasi që i kanë lindur fëmijët.

Mirëpo kjo nuk është e tëra. Gruaja ka kërkuar suxhuk në skarë për drekën e së dielës. Burri i cili kishte harruar tërësisht për tiketën u nis për të blerë dhe në mesin e vitrinave të supermarketit kuptoi se nuk kishte para të mjaftueshme për suxhukun të cilin ia kishte kërkuar gruaja. Atëherë iu kujtua se e kishte tiketën e lotarisë në xhep dhe vendosi të shoh nëse kishte fituar ndonjë para.


Fatlumi u kthye në shtëpi pa drekë, por gjithsesi në dorë kishte arsyetim më të mirë të mundur. Gruas, gjoja, i ka rënë të fikët kur e ka kuptuar se për çfarë shume bëhet fjalë dhe i kishte thënë: “Por krejt ajo që kërkova ishte suxhuku”.