LAJMI I FUNDIT:

Betimi i Hipokratit dhe shëndetësia e degraduar

-“Në çastin kur po hy në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor betohem solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë betim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.”-

Më 6 qershor të këtij viti Ferid Saiti, shqiptar nga rajoni i Tetovës kishte ndërruar jetë pasi mjekët e Lubjanës në Slloveni kishin refuzuar të kontrollonin për shkak të mungesës së sigurimit shëndetësor. Ky 48 vjeçar në Lubjanë punonte si bukëpjekës dhe në mungesë të 20 eurosh që nuk kishte për të paguar kontrollin pas dy orësh kishte vdekur. Për këtë arsye mediumet dhe politika sllovene kishte reaguar, sidomos ministri Andrej Marushiq, i cili kishte porositur mjekët, që së pari të kontrollojnë pacientin dhe më pas t’i bëhet e ditur pagesa dhe jo të lihet pacienti të vdes. Ky rast kishte tronditur opinionin publik slloven dhe kishte shtuar kritika në adresë të mjekëve dhe institucioneve të këtij shteti, edhe pse fjala është për një shtetas të huaj, një shqiptar nga Maqedonia.

Rasti tjetër ka të bëjë me djalin 10 vjeçar Mersed Zekiri nga Jabollçishta e Velesit, i cili pas një operacioni në Spitalin e këtij qyteti vetëm pas 40 orëve kishte ndërruar jetë. Mersedi në këtë Spital kishte operuar zorrën qorre pasi kishte dhimbje të mëdha në bark. Por, prindërit e tij dyshojnë në punën e mjekëve duke i fajësuar për vdekjen e tij. Përkundër rastit të parë në Lubjanë, i cili kishte arritur të tronditë opinion dhe pushtetin e këtij vendi, në Maqedoni nuk kishte reaguar askush, për veç një organizate joqeveritare me emrin “Mozaik”, e cila kishte kërkuar nga prindërit e djaloshit ca informacione lidhur me rastin në fjalë. Institucionet e këtij shtetit as që kanë dhënë ndonjë sqarim, ndërsa drejtoria e Spitalit ka hedhur poshtë akuzat për ndonjë gabim të mjekëve maqedonas gjatë operimit të djaloshit.


Këto dy raste dhe shumë të tjera janë shkak të këtij shkrimi për të alarmuar opinionin për një gjendje kaotike shëndetësore në rajon, Kosovë, Maqedoni e gjetiu.

Në Kosovë një situatë e tillë është duke mbretëruar gati për një dekadë, ndërsa kulmin e krizës e ka arritur nga fillimi i menaxhimit të këtij sektori prej vendorëve nga viti 2004. Një fjalë e urtë thotë se pasqyrë e shtetit janë dy segmente të saj, arsimi dhe shëndetësia. Pra, zhvillimi i këtyre segmenteve më së miri tregon shkallën e zhvillimit të këtij vendi.

Pa bërë histori lidhur me rastet e shumta që kanë ndodhur nëpër spitalet dhe ambulancat e Kosovës, sigurisht se kjo nuk mund të krahasohet me rastet e lartcekura. Por, për gjashtë vjet të udhëheqjes së këtij sektori të rëndësishëm shoqëror nga vendorët shumë pak ka përmirësime në jetën shëndetësore të qytetarëve të Kosovës. Sot, qytetarët e këtij vendi harxhojnë me miliona euro nëpër spitalet e rajonit dhe vendet perëndimore në mungesë të trajtimit adekuat dhe profesional në vendin e tyre. Kjo ndodhë jo vetëm për shkaqe materiale, por edhe për shkaqe profesionale dhe menaxheriale.

Tashmë, mjekësia kosovare është e fundit në rajon karshi rezultateve dhe zhvillimit të saj. Ky segment ka pësuar një degradim total të tij. Ky segment jetësor nuk ka ligj për sigurime shëndetësore, nuk ka as ligj për rregullimin e të drejtës së mjekëve për punë jashtë orarit, ligj për punë private, etj. Shumica e mjekëve të Kosovës punojnë në institucionet e shtetit, por në të njëjtën kohë punojnë edhe privat. Kjo njëherë e përgjithmonë duhet të rregullohet me ligj. Rastet tragjike që kanë ndodhur dhe po ndodhin nëpër spitalet dhe ambulancat e Kosovës janë të shumta dhe për këto raste pak është dhënë llogari. Këtyre ditëve vetëm në Klinikën Infektive në Prishtinë janë mbi 30 pacientë që trajtohen vetëm nga pickimi i rriqrave. Bile këtu ka pasur edhe raste të vdekjes së pacientëve, sidomos 3 rastet e fundit nga Malisheva e Drenicës. Sikur këtë fenomen mjekët e Kosovës nuk po mund ta zbulojnë, sepse për ta është një kontinent i pazbuluar.

Njerëzit po vdesin me fajin dhe pa fajin e mjekëve, por ku është vetëdija qytetare dhe përgjegjësia shtetërore, si në rastin e Sllovenisë, por edhe vendeve tjera të zhvilluara? Nuk ka ligj më të shenjtë se jeta e njeriut, andaj ajo duhet të mbrohet me çdo kusht, me çdo mjet, si nga mjekët, por edhe nga institucionet përkatëse të shtetit.

Në Slloveni kishim një tronditje të opinionit dhe pushtetit, në Maqedoni kishim një gjendje kaotike, neglizhencë shtetërore, ndërsa në Kosovë kemi një degradim profesional dhe kombëtar. Në spitalet dhe ambulancat e Kosovës punojnë njerëz që më shumë këtë profesion e kanë shndërruar në biznes se sa në mision human, ndërsa betimin e Hipokratit e përdorin vetëm sa për sy e faqe dhe as që brengosen për këtë punë. Një pjesë e këtyre njerëzve synim parësor e kanë profitin personal dhe nuk qajnë kokën për shëndetin e qytetarëve të këtij vendi, sepse nuk i japin askujt llogari për punën që bëjnë.

Në Kosovë ka edhe mjek të dëshmuar dhe profesionistë me renome ndërkombëtare, por për fat të keq ata nuk po vijnë në shprehje. Ata janë drejtuar më shumë në sektorin privat dhe aty kryejnë shërbimet e tyre mjekësore. Por, populli i këtij vendi aq shumë është varfëruar saqë nuk mund të kryej shërbime private. Është koha e fundit që ky degradim dhe kaos shëndetësor duhet të ndërpritet, por edhe të shtohen përpjekjet për përmirësimin e tij. Në klinikat, spitalet dhe ambulancat e Kosovës së pari duhet një reformim i thellë në të gjitha aspektet e tij dhe pastaj përmirësim i standardit të personelit mjekësor, por edhe investime të mëdha. Pa një reformë të përgjithshme nuk do të ketë rezultate të duhura në sferën e shëndetit. Shteti duhet menjëherë të reagoj që qytetarëve të këtij vendi t’i kushtohet kujdes më i madh shëndetësor, sepse për veç betimit të Hipokratit si mision human, shteti ka për obligim të mbrojë dhe të investojë në shëndetin e qytetarëve të këtij vendi.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori