Betejë e pa njohur për presidentin
Asnjëherë në historinë e përzgjedhjes së presidentëve të Kosovës duket se nuk ka patur çmim më të lartë ky post. Ndonëse në të kaluarën rrethanat ishin tjera dhe në koalicionet e mëparshme ky post vetëkuptohej se i takonte partnerit të koalicionit dhe gradualisht u shndërruan në një traditë politike institucionale, megjithatë negociatat për presidentin kanë qenë fare lehtë të zgjidhshme. Kostelacioni i ri politik dhe elektoral në prag të një koalicioni në mes PDK-së dhe AKR-së, si duket figura shumë dimensionale e liderit të kësaj të fundit, pra e z. Pacolli, e ka ngritur çmimin presidencial.
Tani beteja për presidentin si duket po shndërrohet nga “komunikimi normal” për formimin e koalicionit për qeverinë “Thaçi II” në një nga betejat më të padëshiruara ndërpartiake të deklarimit të parapolitikës zyrtare brenda PDK –së ndonëse ndjenja e të qenurit president si duket iu është mishëruar ushtruesit të detyrës së presidentit z.Jakup Krasniqi.
PDK-ja si tërësi dhe grupi i deputetëve përkrahës të z. Krasniqi duhet të kuptojnë rëndësinë konstitucionale dhe jobarikadimet kundrejt z. Thaçi e aq më pak grupi i deputetëve të cilët janë mbështetës të idesë që ta nxjerrin edhe presidentin nga PDK–ja, sikurse që një pjesë e tyre mund të kenë edhe probleme të natyrave juridike.
PDK-ja me këto veprime mund të humbë kuptimin e koherencës politike dhe të ruajtjes së ekuilibrit politik në sendërtimin e institucioneve të reja. Ajo si e tillë nëse e humbë kredibilitetin e brendshëm partiak të fillimit të ndryshimit të konceptit pragmatik të të vepruarit ndryshe nga logjika e nevojave reale për ndërtimin e institucioneve, ajo mund të cilësohet se ka filluar të humbë edhe ekuilibrin e brendshëm si rezultat e interesave grupore apo klanore që për dekada me radhë shoqëria jonë nuk po mundet të tejkalojë vetveten nga ky fenomen i shndërruar në sistem brenda kolektivitetit politik ndërshqiptarë.
Z. Jakup Krasniqi dhe përkrahësit e tij duhet të jenë shumë më parimor dhe të tejkalojnë veten e tyre sepse shumë më në dobi të kredibilitetit të Kosovës dhe pamjes së re të saj do të ishte që z. Pacolli të ishte president i vendit se sa tani më figura e respektuar e z. Krasniqi, i cili më në fund do të duhej të tejkaloj nga vetvetja drejt “pragmatizmit politik” dhe jo “patetizmit partiak” të shkaktimit të konvergjencave brenda subjektit politik të cilit i takon.
Kosovës sot më tepër se kurrë i duhet një president i përmasave të z. Pacolli, i cili në aspektin e ndikimit politik ndërkombëtar, të lobimit, të fuqisë gjeo-ekonomike, të diplomacisë multilaterale dhe të dominimit të pushtetit në drejtim të rikthimit të reputacionit shumë të dëmtuar të Kosovës në botë, z. Pacolli i ka të gjitha dimensionet e një burrështetasi që në shumë kuptime të afirmitetit dhe të kompleksitetit politiko- ekonomik i duhet Kosovës si president me mandat të plotë kushtetues.
Tendencat e sotshme të ngritjes së çmimit të këtij posti brenda subjektit të PDK-së nuk më duket “moral politik” e aq më pak “vizion politik” nga një grup i deputetësh dhe anëtarë të PDK-së, kur dihet koncentrimi i pushtetit shtetërorë se si është i rregulluar me Kushtetutë. Kostoja politike e këtij modeli të tentimit të dominimit edhe të pushtetit të presidentit nga PDK-ja më së shumti do t’i kundërvihet vet PDK-së, ngase po tentohet të thyet një “rregull parimor” thuajse tradicional që megjithatë ka funksionuar, përveç rastit të fundit.
Është shumë mire e kuptueshme nga e kaluar se beteja për presidentin nuk ka qenë e njohur në këto përmasa që me çdo kusht PDK-ja ta kishte edhe presidentin, por tani meqenëse në kombinim kryesor dhe një ka kushtet kryesore për koalicion nga AKR-ja mbetet pikërisht ky post, duket se për tu bërë president i Kosovës qenka shumë e vështirë për figura të përmasave të z. Pacolli. Megjithatë ky post ka një tregim ndryshe të cilin ndoshta as unë dhe askush në Kosovë nuk do ta dëshironim. Pasi që z. Pacolli është një nga multi-milionerët, ndoshta edhe pse nuk dua ta besoj, mund të “ekzistoj” edhe tendenca “paraloja” politike që ndoshta edhe të detyrohet pavarësisht kategorisë së koalicionit ta paguaj postin për president. Po të ndodhte ky tregim ndryshe, “tregtim postesh” apo “shpërlarje institucionesh” nuk ka dyshim se do të ishte fundi i demokracisë.
(Autori ka diplomuar në UMI – Iliria në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke ndjekur studimet magjistraturës në UEJL – së në Shkencat Politike)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës