LAJMI I FUNDIT:

Beteja mes Ritës, Swiftit e Gouldingut

Beteja mes Ritës, Swiftit e Gouldingut

Parakalimi i yjeve në arenën O2 të Londrës për natën e shumëpritur për BRIT Awards 2015 tashmë ka filluar dhe beteja për veshjen më të mirë.

Rita Ora dhe Ellie Goulding janë ato që ranë në sy më së shumti me stilin e tyre të përzgjedhur për këtë natë.

Rita, 24-vjeçe, u paraqit me një fustan të hapur në pjesën e sipërme, që ngjante pak-a-shumë me atë të Jennifer Lopezit që kishte përzgjedhur për natën e ndarjes së çmimeve Oscar, raporton Koha.net.

Bukuroshja shqiptare, që është e nominuar për Videoklipin më të Mirë të Vitit, në këtë ngjarje ra në sy edhe për grimin ku vëreheshin sytë e hijezuar ndërsa për buzë kishte zgjedhur ngjyrën e trupit.


Në ndërkohë, edhe këngëtarja Ellie Goulding pati një paraqitje mbresëlënëse në këtë ngjarje – fustan të bardhë që zbulonte mirë qafën e saj.

Këngëtarja tjetër, Taylor Swift, kishte përzgjedhur një fustan të zi me një dragua të kuq në shpinë. Në këtë ngjarje, Swift është e nominuar për Solo-Artisten Ndërkombëtare. /Telegrafi/