Besimi: Prospekti për ankandin e parë të fletobligacioneve të qytetarëve do të publikohet në fund të muajit qershor

Prospekti për ankandin e parë të qytetarëve do të publikohet në fund të këtij muaji, me ç’rast ky instrument financiar do ta vihet në dispozicion për qytetarët. Procedura për blerjen e fletobligacioneve do të jetë e thjeshtë dhe do të bëhet përmes filialeve të bankave ku do të parashtrohen kërkesat për këtë fletobligacion.
Këtë e thekson ministri i Financave, Fatmir Besimi në një intervistë për “Faktor”, ku thotë se që nga njoftimi lidhur me emetimin e fletobligacioneve të qytetarëve ka interesim të madh nga qytetarët.
“Qëllimi i fletobligacionit të qytetarëve nuk është që shteti të mbledhë para – ankande për letra shtetërore me vlerë në tregun vendas, shteti tashmë mban dy dekada dhe duhet të theksoj se në vitet e kaluara gjithmonë ka pasur interes të madh nga investitorët institucionalë (banka dhe fonde). Qëllimi është që të ofrohen mundësi të reja për investim në tregun financiar për qytetarët, mundësi që janë të zakonshme në shumicën e ekonomive në botë. Jam i kënaqur se që nga njoftimi për emetimin e fletobligacioneve të qytetarëve, deri më tani, ekziston interes i madh nga ana e qytetarëve. Besoj se me ofrimin e mundësive të reja për investim, së bashku me përforcimin e edukimit financiar të popullatës, do të ngrihet vetëdija e përgjithshme sa i përket mirëmenaxhimit të kursimeve dhe mundësive për përfitim prej tyre”, thekson ministri Besimi në këtë intervistë.
Ministri shtoi se qytetarët që do t’i investojnë mjetet e tyre në këto fletobligacione, do të përfitojnë kompensim, përkatësisht interes atraktiv, që do të përcaktohet pas publikimit të Prospektit të ankandit.
“Qytetarët përfitojnë edhe siguri, sepse fletobligacionet shtetërore në mbarë botën konsiderohen si investim pa rrisk (instrumenti emetohet nga ana e shtetit), ndërsa njëkohësisht i ruajnë mjetet e tyre nga efektet e inflacionit. Fletobligacionet kanë interes kuponi, që do të thotë se çdo vit, për vlerën e investuar do të paguhet interes i dakorduar, ndërsa pas përfundimit të afatit, principali i investuar kthehet, përkatësisht kthehet vlera që qytetarët do ta paguajnë. Fletobligacioni i qytetarëve do të jetë me maturim prej dy viteve”, thekson ministri Besimi.
Gjatë intervistës, ministri potencoi se, fletobligacionet janë instrumente financiare të cilat ekzistojnë pothuajse në të gjitha ekonomitë dhe ato nuk janë zëvendësim i depozitave të kursimeve dhe as të investimeve në letra të tjera me vlerë, p.sh. aksionet dhe pjesëmarrjet në fondet investuese.
Fletobligacioni i qytetarëve nuk ka për qëllim zëvendësimin e portofolit, por plotësimin e tij relativisht të thjeshtë të investimeve në vendin tonë. Leksioni i parë për investitorët është: “mos i vendosni të gjitha vezët në një shportë – ndërto portofol”. Ne, po e plotësojmë portofolin me mundësi për investime pa rrisk”, thotë ministri Besimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës