LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Me Kovaçevskin në Abu Dhabi për të gjetur investitorë

Besimi: Me Kovaçevskin në Abu Dhabi për të gjetur investitorë

Unë dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski do të shkojmë në Abu Dhabi si vazhdimësi e asaj që kemi bërë deri më tani, për të gjetur investitorë me komunikim të drejtpërdrejtë për nevojat tona, tha sonte ministri i Financave Fatmir Besimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tashmë kur të kemi një program me FMN-në dhe kur të kemi politika të qarta, aty do t’i prezantojmë politikat tona makroekonomike, synimet zhvillimore në vendin tonë dhe do të kemi takime me përfaqësues të disa fondeve”, ka shpjeguar Besimi për “Sitel”, duke folur për vizitën e ardhshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Besimi tha se një nga ato fonde me të cilat do të kenë takime, investon drejtpërdrejt në tregjet financiare ndërkombëtare.


Ai tregoi se një nga temat e takimeve me investitorët do të jetë eurobondi ynë për vitin 2023.

“Ka edhe fonde zhvillimore që investojnë në projekte zhvillimore në kushte të favorshme, qofshin ato projekte infrastrukturore, projekte që kanë të bëjnë me sektorin privat, agrobiznesin, turizmin, projektet e zhvillimit të gjelbër”, tha Ministri.

Ai theksoi se ky është takimi i tretë me përfaqësues nga Emiratet e Bashkuara Arabe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori