LAJMI I FUNDIT:

Besa e pandalshme

Besa e pandalshme

Besa Famiglia po vazhdon t'i radhit fitoret në elitën e hendbollit kosovar. Ekipi pejan ka mundur Zhegrën me rezultat të thellë 35:17, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës.

Fitore kanë shënuar edhe Kastrioti e Kosova e Vushtrrisë, të cilat mposhtën Vëllaznimin respektivisht Trepçën.

Kurse, në konkurrencën e femrave Kosova e Vushtrrisë e ka fituar derbin përballë Kastriotit me rezultat minimal 31:30. /Express/Telegrafi/

SUPERLIGA – MESHKUJT


Rezultatet e xhiros së shtatë

Kastrioti – Vëllaznimi38:30(17:13)
Samadrexha – Drita33:30(15:11)
Kosova – Trepça38:32(19:18)
Besa Famiglia – Zhegra 35:17(20:4)

E diel

Prishtina – Drenica 20:00
Llapi i lirë.