LAJMI I FUNDIT:

Besa e kërkon fitoren e parë

Besa e kërkon fitoren e parë

Debutuesi i ETC Superligës së Kosovës në basketboll, KB Besa do ta kërkojë fitoren e parë të sezonit, pas dy humbjeve radhazi. Skuadra pejane do të luajë sonte me Bashkimin në shtëpi.

Në rast të dështimit të tretë, trajneri Boris Kurtovic mund të shkarkohet, ndërsa mund të largohen edhe 2-3 lojtarë të huaj të kësaj skuadre.

Ndërkohë, Trepça do të luajë ndaj RTV-21 në një ndeshje mjaft interesante, e cila pritet të zhvillohet në Vushtrri. Kurse, Kastrioti e pret Dritën në Ferizaj. Siç dihet, dje Sigal Prishtina e mposhti Pejën. /Express/Telegrafi/

ETC Superliga – Java e tretë:


E diel

Trepça – RTV21 17:00
Besa – Bashkimi 19:00
Kastrioti – Drita 20:00