LAJMI I FUNDIT:

BESA – Butel: Po shkatërrohet arsimi shqip në Butel

BESA – Butel: Po shkatërrohet arsimi shqip në Butel

Lëvizja Besa ka reaguar në lidhje me mos përfilljen e gjuhës shqipe në shkollat fillore në Butel, njofton Telegrafi.

‘Banorët shqiptar të Komunës së Butelit, edhe pse zyrtarisht përbëjnë 25,19 % nga numri i përgjithshëm i banorëve të kësaj komune dhe rrjedhimisht dhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në këtë komunë, prapëseprapë diskriminimi që u bëhet banorëve shqiptarë të kësaj komune vërehet në të gjitha sferat e jetës.

Kështu në Shkollën Fillore “Panajot Ginovski”, edhe pse nxënësit shqiptarë përbëjnë shumicën e nxënësve, gjithë kuadri udhëheqës dhe shërbimi pedagogjiko-psikologjik aty janë të nacionalitetit maqedonas, ndërsa në Shkollën Fillore “Zhivko Brajkovski”, ku nga 731 nxënës, 479 janë shqiptarë, paralelet shqipe janë me nga 34 e më shumë nxënës, për dallim prej atyre maqedonase që janë me nga 9 deri 19 nxënës. Problem i madh vërehet edhe në Shkollën Fillore “Liman Kaba“, që ndodhet në fshatin Luboten. Atje, përveç kushteve të mjerueshme për mësim, mungon edhe salla e sportit, andaj fshatarët janë angazhuar që vetë të mbledhin para që ta blejnë një truall, me shpresë që aty të ngrenë në sallë sporti.

Thuajse ne jemi popull privat në Maqedoni. Problem arsimi kanë edhe nxënësit shqiptarë të Vizbegut, që janë të detyruar të udhëtojnë disa kilometra deri në SHF “26 Korriku” të Shutkës.
Të gjendur në këtë situatë, kur në një shkollë fare nuk përfillemi, në një shkollë na detyrojnë të mësojmë edhe në mënyrë joligjore, në një shkollë nuk kemi kushte pune, ndërsa diku nuk kemi fare shkollë, nuk mund të mos reagojmë dhe të pyesim se çfarë është duke bërë ministri Arsimit dhe Shkencës, që është i partisë shqipfolëse në pushtet, dhe çfarë bëjnë këshilltarët shqiptarë të Komunës së Butelit.’ thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë

"Plantacioni i drogës në Pejë" - nëse i shihni këta persona, lajmëroni menjëherë policinë

Kronika e Zezë
Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Prokurorit të Shtetit: Nuk ka prova për keqpërdorim në rezervat shtetërore (Dokument)

Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Prokurorit të Shtetit: Nuk ka prova për keqpërdorim në rezervat shtetërore (Dokument)

Drejtësi
Kurti: I gëzohemi fort Shqipërisë për hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE

Kurti: I gëzohemi fort Shqipërisë për hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE

Lajme
Diaspora i çon letër kancelarit Olaf Scholz: Kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe për qytetarët e Kosovës

Diaspora i çon letër kancelarit Olaf Scholz: Kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe për qytetarët e Kosovës

Lajme
Vendosja e gurëve në hekurudhë, kryeshefi i Trainkos: Akt sabotimi me elemente terroriste

Vendosja e gurëve në hekurudhë, kryeshefi i Trainkos: Akt sabotimi me elemente terroriste

Lajme
Kritika për heqjen e vizave për Bosnjë Hercegovinën, përmenden rreziqet e mungesës së reciprocitetit

Kritika për heqjen e vizave për Bosnjë Hercegovinën, përmenden rreziqet e mungesës së reciprocitetit

Lajme
Kalo në kategori