LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi përgatit album të ri muzikor

Berlusconi përgatit album të ri muzikor

Kryeministri italian Silvio Berlusconi dhe këngëtari napolitan Mariano Apicella po përgatisin album të ri me 14 këngë dashurie, tekstet e të cilave i ka shkruar vet kryetari i qeverisë italiane.

"Punojmë shumë. Do të doja që albumi të del në shitje gjatë muajit dhjetor, por nuk do të jetë i mundur për shkak të obligimeve të shumta të Berlusconit", ka thënë këngëtari për gazetën Republicca.

Berlusconi e Apicella albumin e mëhershëm e kanë lansuar në vitin 2004, derisa shitja e tij, me reklama të shumta në TV programet e Mediaset dhe 45 mijë kopje të shitura, është kategorizuar në listën e 50 më të shiturve.

Apicella përndryshe është këngëtar i këngëve tradicionale napolitane, derisa Berlusconin ai e ka njohur gjatë një darke në një restorant napolitan në vitin 2001, shkruan portali SEEbiz.