LAJMI I FUNDIT:

Berisha vlerëson komandot shqiptare

Berisha vlerëson komandot shqiptare

Kryeministri Sali Berisha priti të martën trupat e kontingjentit paqeruajtës “Eagle 1” i cili kreu për 6 muaj, misionin e tij në Kandahar.

Kryeministri theksoi se komandot shqiptare arritën të fitojnë respektin dhe dashurinë dhe respektin e trupave të tjerë të NATO-s dhe të ushtrisë amerikane.

“Ju u bëtë një emër shumë i mirë i vendit tonë mes trupave të aleancës”, tha Berisha, duke theksuar se qeveria mbetet e vendosur për modernizimin e forcave të armatosura dhe për të plotësuar të gjitha detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. /Telegrafi/