LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Rama kërkoi të marrë pushtetin me dhunë

Berisha: Rama kërkoi të marrë pushtetin me dhunë

Kryeministri Sali Berisha u takua të martën me gjeneralët në Ministrinë e Mbrojtjes. Kryeministri akuzoi përsëri opozitën se kërkoi të rrëzonte përmes demonstratës së dhunshme një qeveri legjitime.

Berisha fajësoi kryetarin e opozitës Edi Rama për demonstratën e përgjakshme, duke thënë se ai gjeti si pretekst zgjedhjet për të ardhur në zgjidhjen finale, atë të demonstratës.

Kryeministri akuzoi opozitën se kishte paguar elementë të veçantë, për të shkaktuar trazirat dhe për të marrë pushtetin me dhunë.

Berisha tha se për 5 orë një kryeministër i zgjedhur nga populli “rrethohet në detyrë nga grupe kriminelësh, trafikantësh që të gjithë të paguar”. “Ata ishin të stërvitur javë më parë dhe kishin plan të hollësishëm sulmi”, tha Berisha.


Ora News citoi kryeministrin të ketë thënë se dyshohet se kishte edhe të infiltruar edhe nga ndonjë vend tjetër. /Telegrafi/