LAJMI I FUNDIT:

Berisha premton standarde më lehtësuese për biznes

Berisha premton standarde më lehtësuese për biznes

Kryeministri Sali Berisha tha të premten në mbledhjen e bordit të agjencisë AIDA, se qeveria synon që me këtë agjenci të transformojë në tërësi të gjithë burokracinë me te cilën përballen biznesi dhe po kështu të promovojë me këtë agjenci potencialet e mëdha që ofron Shqipëria për bizneset.

Kryeministri tha se agjencia do të fillojë rekrutimin e personave, i cili do të jetë një proces transparent, si dhe do të shihet mundësia e angazhimit të ekspertëve ndërkombëtarë në përzgjedhjen e tyre. Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se Banka Botërore do të ofrojë ndihmën e saj me sektorin e “Doing Bussines”, mbi bazën e një kontrate dhe vlere, me synim vendosjen e standardeve më të mira, më lehtësuese, që ekzistojnë për të gjitha proceset e procedurat për biznesin.

“BB në sektorin e ‘Doing Bussines’ kërkon që të na ndihmojë kundrejt një kontrate dhe vlere. Ne do të firmosim menjëherë me këtë degë të BB, e cila ka ekspertizën më të madhe në lehtësimin e biznesit dhe që na ka ndihmuar deri më sot. Por tani Shqipëria është në një kategori tjetër vendesh dhe të ardhurash dhe kërkon që kjo ndihmë të jepet mbi bazë kontrate komerciale dhe ne jemi plotësisht dakord ta kontraktojmë ‘Doing Business’ dhe do të marrim hallkë pas hallke të gjithë problematikën që gjen biznesi në Shqipëri dhe të vendosim standardet më të mira, më lehtësuese që ekzistojnë për të gjitha procedurat, për të gjitha proceset. Kjo është e domosdoshme dhe do të bëhet menjëherë.” tha kryeministri Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Kalo në kategori