LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Rugovën deshi ta vrasë regjimi i Enver Hoxhës (Video)

Berisha: Rugovën deshi ta vrasë regjimi i Enver Hoxhës (Video)

Ish-kryeministri dhe deputeti i PD-së në Parlamentin e Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se raportet e tij me Ibrahim Rugovën kanë qenë të shkëlqyera si në luftë edhe pas saj, dhe për ndalimin e vizitës së tij në Kosovë ai e bën përgjegjës ish asministratorin e OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner.

“Unë besoj se bashkëpunëtoret e afërt të Rugovës i dhanë përgjigjen më të mirë këtij trillimi. Unë kam besimin më të madh se Rugova nuk bashkëpunonte kurrë me ata të cilët nuk lanë gjë pa bërë për ta zhvlerësuar dhe nxjerrë nga skena politike dhe qe ishte Qeveria Socialiste ne Shqipëri. Për sa i përket marrëdhënieve të mia me Rugovën, gjatë luftës dhe pas luftës ato kanë qenë më të shkëlqyerat që mund të ishin. Jam takuar me të në Crans Montana. Jam takuar me të dhe kemi koordinuar në takime të tjera ndërkombëtare dhe kam shprehur ato konsiderata qe unë kam për këtë gjeni të politikës shqiptarë, të botës shqiptare. Megjithatë unë e kam arkivuar me kohë atë rast, sepse aty urdhërdhënës ishte Bernard Kouchner, i cili, pse unë e kam arkivuar, sepse ai qe një guvernator shumë i mirë për Kosovën dhe për mua pastaj të tjerat ishin të parëndësishme. Unë besoj se Bernard Kouchner i meriton të gjitha nderimet nga shqiptarët. Kjo është e gjithë arsyeja pse unë nuk jam ndal asnjëherë te ai problem kurrë”, tha Berisha në intervistën dhënë për RTV Dukagjinin.

Stagnimi i vetëm sipas Berishës që kishte me Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova ishte viti 1996, kur ata nuk ndanin të njëjtin mendim për mënyrën e rezistencës ndaj Serbisë.


“Kemi patur një dallim në vitin 1996 lidhur me faktin se unë kam qenë për një linjë në radikale, sepse nuk shifja një perspektivë zgjidhje me gandizmin e tij, me të cilin ai e çoi çështjen e Kosovës gjer në dhomën ovale. Dhe mendoja që duhej të radikalizohej, kurse Rugova besonte se rruga e tij… Në fakt ai i kishte bërë një sfidë totale. Kishte krijuar pushtetin paralel ndaj pushtetit serb. Kishte vendosur strukturat e pushtetit te tij, por përsëri Kosova ishte nën pushtim. Kjo ka qenë një periudhë e shkurtër… Gjatë luftës unë kam komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me Presidentin. Pas lufte jam takuar me shumë shumë kënaqësi më të. Pra marrëdhëniet mund të them që kanë qenë të shkëlqyera dhe ruaj për të admirimin dhe shkallën e respektit më të thellë”.

Në mes Rugovës dhe Demaçit, Berisha thotë se nuk ka zgjedhur, pasi ai nuk mendonte se Demaçi mund të zëvendësonte LDK-në.

“Absolutisht jo, kurrë. Adem Demaçi në atë kohë, që e kisha mik. Mik e kam patur atë, mik. Mund të kishim dallime, por për mua është një ikonë e qëndresës shqiptare. Kam ruajtur me të marrëdhënie shumë të afërta kur unë isha president Republike. Edhe me vonë, kur isha në opozitë, e kam takuar. Edhe gjatë Rambujesë e kam takuar. Ka ardhur. Nuk kisha unë ide se ai mund të zëvendësonte LDK-në. Ajo që kisha unë dëshirë ishte që të radikalizohej lëvizja në Kosovë me demonstrata, me protesta, i gjithë ky ishte qëllimi im”.

Berisha ka folur në detaje edhe për kërkesat e amerikanëve ndaj Rugovës që të merrte pjesë në zgjedhjet e Serbisë, me qëllim që të rrëzohej Millosheviqi.

“Mua më erdhën ne takim Sajrus Vens dhe Lordi Ouen dhe meqenëse Rugova kishte deklaruar se Kosova nuk do marrë pjesë në zgjedhje, më kërkuan mua që ta bind Rugovën që Kosova të marrë pjesë ne zgjedhje dhe unë thashë nuk e bëj dhe ua shpjegova. Dhe historia bëri që ata të më jepnin të drejtë mua. Dhe çfarë ju thashë unë? Edhe po t’u thotë Rugova qytetarëve te Kosovës në këtë terror dhe pushtim të egër, ata nuk shkojnë në zgjedhje. Por, çfarë do na ndodhi, – i thashë unë, – ju do humbisni një interlokutor në Kosovë. Po në qoftëvse e humbet Rugova autoritetin, me kë do bisedoni ju, – i thashë. Dhe u dhashë një këshillë, një sugjerim. U thashë shkoni takoni vetë Rugovën dhe bisedoni prapë. Dhe ata e bënë. Ata nga Beogradi morën Paniqin. Nuk i thanë të vijë, por Paniqi shkoi dhe sapo hyri në Prishtinë i dolën serbët atij. Desh e bënë cope Paniqin, dhe këta ngelen të shokuar”.

Politikani i së djathtës shqiptare ka thënë se regjimi i Enver Hoxhës kishte planifikuar të vriste Ibrahim Rugovën dhe se për këtë ekzistojnë dokumentat.

“Janë dokumentat. Janë dokumentat që donin të na vrisnin të dy në vilën e Presidentit. Aty janë të shkruar dokumentet. I ka botuar dokumentet, besoj se i ka Blendi Fevziu në libër të botuara”, tha Berisha, duke thënë se e gjitha kjo do bëhej me pretekst se Rugova refuzoi të vendosë kurorë te varri i Enver Hoxhës.

“Preteksti ishte ky. I ndjeri President refuzoi të vendosë kurorë te varri i Enver Hoxhës, dhe natyrisht tregoi menjëherë anësimin drejt forcave demokratike. Dokumenti thotë se ushtarët e gardës donin t’i vrisnin. Pse nuk jemi vrarë ajo është punë tjetër. Po ky është dokumenti”, deklaroi më tej ish-kryeministri Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori