LAJMI I FUNDIT:

Berisha kërkon bashkëbisedim me qytetarët dhe median

Berisha kërkon bashkëbisedim me qytetarët dhe median

Kryeministri Sali Berisha iu drejtua të hënën grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke iu kërkuar që të bashkëbisedojnë me qytetarët dhe me median, por të mos ketë tubime masive.

Berisha tha se anulimi i tubimit të së shtunës së kaluar nga shumica ishte gjë e mirë, ndërkohë që ripërsëriti se më 21 janar u kërkua të merrej pushteti me dhunë.

Kryeministri tha se “garda dhe policia theu skenarin e puçistëve”. Berisha vlerësoi thirrjen e ekspertëve amerikanë për të ndihmuar në hetimin e 21 janarit, duke thënë se kjo është e justifikueshme dhe nuk është dobësi. Ai vlerësoi Gardën Republikane për atë që ai e quajti qëndrim heroik ndaj sulmeve dhe tentativave për të rrëzuar shtetin. /Telegrafi/