LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Hapja e negociatave për arsye gjeostrategjike, ‘skrapi’ i partisë organizatë kriminale që drejtohet nga Dumani

Berisha: Hapja e negociatave për arsye gjeostrategjike, ‘skrapi’ i partisë organizatë kriminale që drejtohet nga Dumani

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se viti 2024 ishte viti i zhvillimeve shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se “2024 ishte viti i ngritjes së fuqishme të opozitës shqiptare, dështimit të plotë dhe përfundimtar të grushtit shqiptar për eliminimin e opozitës dhe realizimin e projektit ‘Shqipëria pa opozitë’, Shqipëria e regjimit të Edi Ramës”.

Berisha theksoi se ky ishte edhe viti i burgosjeve politike, por edhe që opozita sipas tij, “faktoi me dokumente në mënyrë të pakundërshtueshme aferat korruptive të Ramës, djegësave, sterilizatorëve dhe në mënyrë të veçantë aferën e Portit të Durrësit”.


“Ky ishte viti në të cilin opozita ia doli, sado që hasi rezistencë të madhe, të paraqesë para shqiptarëve dhe botës, ‘skrapin’ (SPAK) e partisë si një organizatë kriminale të drejtuar nga Altin Dumani. Ky ishte viti në të cilin shqiptarët u larguan masivisht nga Shqipëria dhe numri i shqiptarëve në BE arriti në total nga viti 2014 gjer sot në 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Viti, në të cilin varfëria u thellua me kate, kurse pasurimi i qeveritarëve u shtua me pallate”, u shpreh ai.

Berisha tha se ”vazhdon vjedhja e parave në tunelin e Llogarasë, vazhdojnë punimet në bajpasin e Vlorës, vazhdon tërkuza te tuneli i Murrizit, është zhdukur rruga Qukës-Qafë Pllocë, pra nuk ka një vepër në 12 vite. Janë shpenzuar 57 miliardë euro buxhetet dhe që të gjitha të shndërruara në pasuri”.

Sipas Berishës, “hapja e negociatave 4 vite pas marrjes së vendimit, unik në botë, shkuarja tek kapitujt është tërësisht për arsye gjeostrategjike pasi Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për kapitujt dhe negociatat”.

Kreu i PD-së, u shpreh se këto zhvillime për opozitën, e sollën në prag të fitores dhe opozita ecën e sigurt drejt 11 majit në një fitore të vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori