LAJMI I FUNDIT:

Berisha garanton transparencë të plotë për 8 majin

Berisha garanton transparencë të plotë për 8 majin

Kryeministri Sali Berisha garantoi të mërkurën transparencë të plotë dhe standardet më të larta për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Berisha, i cili i bëri këto komente në një takim me Imzot Vincenzio Paglia, përfaqësues i komunitetit të Sant’Egidios, bisedoi me të lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe rrugët e zgjidhjes së situatës së krijuar pas 21 janarit.

Kryeministri dhe Imzot Paglia theksuan rëndësinë e një hetimi të plotë, të pavarur, gjithëpërfshirës dhe të paanshëm të të gjithë aktorëve dhe përgjegjësve të tentativës së dhunshme të 21 janarit, për përmbysjen e institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike. /Telegrafi/