Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtrinë e ardhshme të vendit po i krijon probleme edhe Qeverisë aktuale. Ndonëse u premtua edhe nga vet kryeministri Ramush Haradinaj se Kosova do të bëhet me ushtri brenda viti, ky premtim duket i pa realizueshëm.
Kjo ngase Qeverisë po i del pengesë me partneri e koalicionit Listën Serbe, që për çështje madhore merr urdhra direkt nga Beogradi.
Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme që FSK nga një force e reagimeve emergjente të shndërrohet në një forcë me kapacitete dhe mision ushtarak apo mbrojtës.
Por, këto ndryshime aktualisht po i mbajnë peng deputetët e Listës Serbe, pa shumicën e votave të të cilëve, amendamentimet kushtetuese janë të pamundshme.
Parti kjo e cila ka kërkesë specifike, edhe pse të bëra publike në media jo zyrtarisht për një njësi të veçantë që do të vepronte në veri.
Për këtë çështje Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, i tha Ekonomia Online se nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare.
Madje ai ka mohuar zërat që kanë qarkulluar rreth mundësisë që veriut t’i jepet një batalion i veçantë, në këmbim të votës së Listës Serbe për ndryshimet kushtetuese.
Ai është shprehur se praktika të tilla janë të papranueshme edhe në ushtritë e vendeve të tjera.
“Unë deri më tani nuk kam ndonjë kërkesë të tillë, megjithëse opinioni mund të jetë edhe i natyrës së tillë, por ne e kemi një program strategji mbi bazën e së cilës e bëjmë zhvillimin e FSK-së dhe praktika të tilla edhe në ushtri të tjera janë të papranueshme”.
“…nuk mendoj se diçka të tillë duhet të ketë dhe që është në interes të qytetarëve të Kosovës. Pra, batalionet e tilla edhe në praktikat e ushtrive të rajonit nuk praktikohet diçka e tillë”.
Ai vlerëson se duhet të shikohen mundësitë që ushtria të formohet përmes ndryshimit të misionit me anë të ligjit, sepse sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme vetëm për ndryshimin e emërtimit të forcës.
Sipas tij, fillimisht duhet të nisë procesin e ndryshimit të misionit të FSK-së dhe në të ardhmen, kur të krijohet një klimë më e favorshme politike, të ndryshohet emri i forcës përmes ndryshimeve kushtetuese.
“Misioni i FSK-së ndryshohet me ligj, ndërsa me ndryshimet kushtetuese ndryshohet vetëm emri i FSK-së dhe arrihet ajo mbështetja e komuniteteve jo shumicë. Si në opsionin A, si në opsionin B, misioni ndryshohet me ligj”.
“Ne, pavarësisht kësaj nuk është e thënë që të respektojmë radhitjen, që së pari t’ia ndryshojmë emrin e pastaj misionin. Por, duhet të shikojmë mundësinë që të fillojmë me ndryshimin e misionit, pastaj kur të krijohet një ambient apo atmosferë më e përshtatshme, të ndryshohet edhe emri i Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
Berisha për këtë tha se do të vazhdojnë edhe më tutje që të bëjnë përpjekje që pjesë e transformimit të jenë edhe deputetët serbë, edhe pse ata e kanë shfaqur qëndrimin e tyre kundërshtues.
Berisha ka shtuar se që moti janë plotësuar të gjitha kushtet që FSK-ja të zgjerojë dhe ndryshojë misionin e saj.
Por, para se kjo të realizohet, Qeveria ka organizuar një fushatë informuese te shtetet e QUINT-it dhe partnerët ndërkombëtar të Kosovës, të cilëve do t’u paraqes të arriturat e FSK-së, me qëllim që kjo forcë të ketë mbështetjen e tyre për t’u shndërruar në ushtri, raporton Ekonomia Online.
Ministri Berisha vlerëson se kjo fushatë do të zgjasë deri në mesin e muajit shtator dhe pas saj do të marrin parasysh të gjitha rekomandimet e këtyre shteteve, mbi bazën e të cilave do të përcaktohet rruga për formimin e ushtrisë.
“Nga prezantimi sigurisht se do të dalin rekomandimet, udhëzime e sugjerimet e partnerëve tanë. Pas kësaj faze, do t’i analizojmë të gjitha këto rekomandime dhe mbi bazën e komenteve, sugjerimeve, rekomandimeve, do ta bëjmë një analizë pas vepruese dhe do të përcaktojmë hapat ose rrugën përpara se si do të ecim”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës