LAJMI I FUNDIT:

Berisha firmos shkarkimin e dy kryetarëve të komunave

Berisha firmos shkarkimin e dy kryetarëve të komunave

Kryeministri shqiptar Sali Berisha firmosi të mërkurën shkarkimin nga detyra me motivacion “për shkelje të rënda ligjore”, kryetarin e Komunës Gosë, Sinan Shala dhe atë të komunës Dajt në Tiranë, Kujtim Qefalia.

Vendimet janë zyrtarizuar në mbledhjen e qeverisë dhe janë mbështetur në përfundimet e kontrollit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë (ILDKP).

Sipas këtij raporti referuar në organin e akuzës, kryetari i Komunës Gosë dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme disa kabina plazhi së bashku me truallin pronë publike, të ndodhura në zonën e plazhit të Karpenit, Kavajë.

Ndërsa në përfundim të kontrollit të plotë për interesat private të vetëdeklaruara nga kryetari i Komunës Dajt, Kujtim Qefalia, ILKDP-ja thotë se u konstatua një mosdeklarim i 3 trojeve. Dy drejtuesit vendorë, ishin zgjedhur në vitin 2007 nën siglën e Partisë Socialiste. /Telegrafi/