LAJMI I FUNDIT:

Berisha: “E premtja e zezë” dëmtoi imazhin e Shqipërisë

Berisha: “E premtja e zezë” dëmtoi imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Sali Berisha tha të shtunën në një mbledhje të qeverisë se opozita dëmtoi imazhin e vendit me demonstratën e 21 janarit, të cilin ai e quajti “e premtja e zezë”.

Berisha përshëndeti qytetarët të cilët, siç tha ai, i dhanë përgjigjen e merituar thirrjes së opozitës për demonstratë. Kryeministri tha se zgjedhjet lokale të 8 majit do të jenë “përgjigje” ndaj atyre që i quan “puçistë”.

Kryeministri garantoi turistët e huaj se në Shqipëri do të gjejnë siguri të plotë. “Gjatë viteve 2005-2011 ka qenë 11 mijë fishimi i vizitorëve që kanë hyrë në vendin tonë. Kjo përbën një arritje të jashtëzakonshme për shqiptarët, pasi një degë e ekonomisë shqiptare shënohet në një hark kohor pesëvjeçar, duke u shndërruar në një nga degët më të zhvilluara”.

Berisha nënvizoi se Shqipëria është vizituar nga miliona qytetarë nga vende të ndryshme.


“Kanë qenë këta vizitorë të cilët bënë të njohur mikpritjen shqiptare si një vend unik, ekzemplare ndaj vizitorëve dhe të huajve, të cilët bënë të njohur shërbimet, ushqimin, gatimin e shijshëm, fakt ky i njohur nga udhëtare nga të gjitha kohërat”, tha Berisha. /Telegrafi/