LAJMI I FUNDIT:

Berisha dënon vrasjen e dy ushtarëve amerikanë

Berisha dënon vrasjen e dy ushtarëve amerikanë

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dënoi të enjten “me rreptësinë më të madhe aktin terrorist të Arid Ukës, vrasjen e dy ushtarëve amerikanë, si një akt terrorist të shëmtuar, por dhe si një akt të mirëfilltë antishqiptar dhe antikombëtar”.

“Vrasja e ushtarëve të ushtrisë së shkëlqyer amerikane që ka qenë përcaktuese për lirinë e shqiptarëve në Kosovë është lëndim shumë i rëndë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë”, tha kryeministri, duke shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe qeverisë së SHBA- ve.

Kryeministri Berisha bëri thirrje që “drejtësia të flasë me të gjithë rreptësinë e ligjit, ndaj këtij krimi të shëmtuar terrorist”. /Telegrafi/