LAJMI I FUNDIT:

Berisha anulon mitingun e së shtunës

Berisha anulon mitingun e së shtunës

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha konfirmoi të mërkurën heqjen dorë nga protesta e së shtunës.

“Mitingu i të shtunës nuk do të bëhet dhe kjo është një kërkesë logjike e partnerëve tonë. Protesta ka pasur një qëllim kundër dhunës. Ky qëllim mund të keqkuptohej si një demonstrim muskujsh. E parë nga jashtë krijohet ideja se është një shprehje dëshmie për force, por forcën e kemi tek rendi dhe institucionet”, tha kryeministri Berisha, në mbledhjen e qeverisë.

Berisha paralajmëroi përsëri kreun e opozitës, duke thënë se një tentativë e dytë për të rrethuar institucionet do të jetë fatale “për askënd tjetër, përveç atij”.


“Shqiptarët nuk ta kanë borxh zjarrin. Protesto çdo ditë, do të lejohesh. Nesër do të kujtojë të shtatat. E bërë kjo nga partia është makabër, të shtatat i bën familja, miqtë dhe shokët”, tha kryeministri Berisha. /Telegrafi/