LAJMI I FUNDIT:

Bërbatovci rikthehet në Kosovë, por jo te Prishtina

Bërbatovci rikthehet në Kosovë, por jo te Prishtina

Florim Bërbatovci është kthyer në Kosovë nga Suedia, por kjo nuk do të thotë që i është kthyer ish skuadrës së tij, Prishtinës. Në fakt, mundësia që futbollisti t’i kthehet kampionit kosovar ka ekzistuar, ngase bardhekaltrit kanë nevojë për sulmues, por rezultati nuk ekziston.

“Ai është kthyer nga Suedia. Ka pas të paraqitet në një seancë stërvitore për ta parë se ku është me formë, por ai nuk është lajmëruar. Njëherësh ai në janar do të kthehet sërish në Suedi, kështu që nuk ka asgjë në këtë drejtim”, u shpreh trajneri i prishtinasve, Afrim Tovërlani.

Kontakti me Bërbatovcin ishte i pamundur. Ai në edicionin e kaluar ishte top-shënues i Superligës, kurse që nga vera vazhdoi jetën në Suedi. /Tribuna/Telegrafi/