LAJMI I FUNDIT:

Berbatovci i bashkohet Dritës

Berbatovci i bashkohet Dritës

Njëri nga sulmuesit më të mirë vitet e fundit në futbollin e Kosovës, Florim Berbatovci është lojtar i ri i KF Drita. Berbatovci ka konfirmuar marrëveshjen gjashtë mujore më skuadrën nga Gjilani.

Në fakt, Drita pas dështimit për të transferuar Kastriot Rexhën, arriti marrëveshje më sulmuesin Berbatovci

“Kam nënshkruar për gjashtë muaj me Dritën dhe jam i kënaqur me këtë marrëveshje. Tani jam lojtar i Dritës. Me klubin e kam përfunduar marrëveshjen, kurse nesër edhe në Federatë do ta kryej punën që kërkohet”, ka thënë Bërbatovci për “Publiku.net”.

Në të kaluarën ky futbollistë ka luajtur edhe për skuadrën e Prishtinës dhe KEK-ut. /Epokaere/Telegrafi/