Beogradi të respektojë “vijën e kuqe” amerikane në Kosovë!
Detyrimet e politikës amerikane dhe “vija e kuqe” e zëvendëspresidentit amerikan Xhozef Bajden për moskrijimin e jo stabilitetit në Ballkan dhe mos përzierje në punët e brendshme të Kosovës, për krerët politik të Beogradit, siç po shihet ende nuk e kanë kuptuar qartë këtë mesazh të politikës më të madhe botërore.
Se politika serbe karshi rajonit, përkatësisht Kosovës shumë pak ka ndryshuar tregon fakti i fundit me lojën e një farë Strategjie Zhvillimore të Serbisë, që është përgatitur nga Akademia Serbe për 11 vjetët e ardhshme të zhvillimit të saj. Politika serbe diç tjetër deklaron, ndërsa diç tjetër në praktikë vepron, nuk ka dyshim tashmë e kanë të qartë shumë nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare.
Siç shkruan media serbe, vetë presidenti serb Boris Tadiq në një takim të partisë së tij kishte proklamuar një projekt për decentralizimin e Serbisë, e cila duhet ë filloj nga viti 2013, dhe parashihet që ky projekt të vlejë për të ardhmen e këtij shteti. Gjithashtu, ky projekt parasheh që Serbia t’i ketë shtatë rajone përbërëse: Vojvodinën, Beogradin, Serbinë Perëndimore, Serbinë Lindore, Serbinë Qendrore, Serbinë Jugore dhe Kosovën. Për çudi, për herë të parë në këtë projekt serb Kosova shkruhet si “Kosovo”, pa bishtin e saj Metohia.
Se kjo politikë ka shumë paradokse, dëshmon edhe fakti tjetër i këtij shteti lidhur me lëshimin e dokumenteve të udhëtimit për qytetarët e Republikës së Kosovës nëpër ambasadat e tyre jashtë vendit. Ky shtet lëshon pasaporta dhe dokumente tjera për shtetasit e Kosovës edhe për kundër asaj se shumica e shteteve evropiane e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, por edhe dokumentet e saj.
Gjërat e tilla i tolerohen këtij shteti duke mos i dhënë llogari askujt, as Bashkësisë ndërkombëtare, edhe përkundër zotimeve të tyre se do të respektojë detyrimet ndërkombëtare për një politikë më konstruktive në rajon. S’ka dyshim se një pjesë të përgjegjësisë për këto devijime politike e mban edhe vetë Bashkësia evropiane, e cila deri më tani është treguar shumë inerte, nuk ka ndërmarrë asgjë në pengimin e një politike të tillë destruktive të Beogradit në rajon. Politika shterpë e Bashkësisë evropiane nuk ka dhënë rezultate të kënaqshme në rajon.
Kjo Bashkësi nuk është e aftë të ndikojë në zgjidhjen e problemeve të këtij rajoni. Beogradi, edhe pse ka mbetur si “dele e zezë” në rajon, në njërën anë trumbeton për inkuadrim në Bashkësinë evropiane, ndërsa në anën tjetër zhvillon politikë destrukitve duke u krijuar telashe të ndryshme shteteve fqinje. Mbështetja e strukturave paralele në veri të Kosovës është rasti më eklatant i përzierjes së një shteti të huaj në një vend tjetër sovran. Kjo politikë po tolerohet nga Bashkësia evropiane dhe nuk po ndërmerret asgjë në pengimin e saj.
Po ashtu, një zjarr tjetër në mbështetjen e kësaj politike është duke e vënë edhe politika ruse, e cila kohë më parë për mes ambasadorit Konuzin në Beograd, vetëm sa është duke e nxitur Beogradin që të krijojë telashe në rajon. Beogradi është përgjegjës kryesor për destabilizimin e rajonit, jo vetëm në Bosnjë, Kosovë, por edhe në Luginë të Preshevës, rajonin nën administrimin e saj, të cilin e ka militarizuar pa masë.
Në vend që Beogradi të zbatoj premtimet e saj të Marrëveshjes së Konçulit dhe të zbatohet politika e krijimit të paqes në rajon, demilitarizimit të saj, krijimit të kushteve për kthim të banorëve autokton shqiptarë, për pajtim ndërnacional, për integrim të popullatës së saj në të gjitha strukturat shtetërore, për zhvillim ekonomik, për avancim të drejta individuale dhe kolektive të shqiptarëve të këtij rajoni, ky shtet zbaton një politikë të veçantë në këtë zonë. Ajo ka militarizuar rajonin në masë të madhe dhe drejtpërdrejt po ndikon në keqësimin e gjendjes së përgjithshme. Ndryshim e këtij kursi politikë në rajon, përfundimisht ia kishte bërë të qartë zv/presidenti amerikan Xho Bajden kohë më parë në Beograd duke u treguar vijën e kuqe. Vetëm diplomacia amerikane, është e aftë dhe ka një autoritet të madh në parandalimin e çrregullimeve rajonale dhe mund t’i shtyjë proceset politike në të mirë të rajonit.
Ndërsa, krerët e politikës serbe duhet të lirohen nga paragjykimet e së kaluarës, ata duhet të përjetojnë një shpëlarje (katarsis) politike, mendore e intelektuale. Duhet të japin llogari për krimet e së kaluarës. Pastaj, me mendje të shëndosh të mendojnë të krijojnë projekte reale për të ardhmen e popullit të tyre, e jo të krijojnë projekte në dëm të popujve tjerë. Të përfundojë njëherë e përgjithmonë ëndrra e tyre ekspansioniste për zotimin e tokave të huaja.
Sa më shpejt që këta liderë në Beograd lirohen nga ëndrrat dhe e kuptojnë realitetin e ri në rajon, aq më mirë do të ishte për ta, popullin e tyre, fqinjët e tyre, stabilitetin në rajon, paqen, marrëdhëniet ndëretnike, zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e përgjithshëm shoqëror. Ndryshe, do të jenë të dënuar të mbesin në ëndrrat e vjetra, të cilat nuk do t’i shohin kurrë më në këtë botë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?