LAJMI I FUNDIT:

Beogradi, shkaktar i tensioneve etnike në Kosovë

Beogradi, shkaktar i tensioneve etnike në Kosovë

Tensionet e vazhdueshme etnike dhe destabiliteti në veri të Kosovës kanë si shkaktar Beogradin. Te këtij mendimi janë dy ish-diplomatet amerikanë dhe analistë, Morton Abramovitz dhe Daniel Serwer.

Në një shkrim të tyre në “Wall Street Journal”, thuhet se shtetit të ri të Kosovës dëmi më i madh politik i vjen nga shumica serbe në veri, e cila vazhdon të drejtohet nga Beogradi.

“Pa një kundërshtim të fuqishëm nga BE apo SHBA, kjo e ndan shtetin e brishte të Kosovës dhe çimenton tensionet etnike", thuhet ne shkrim.

Analistet nënvizojnë faktin se Evropa dhe SHBA duhet të sigurojnë paqen në Ballkan. /TCH/Telegrafi/