LAJMI I FUNDIT:

Beogradi, përsëri kërcënim për rajonin

– Hapja e bazës ushtarake në Cepotinë të Bujanocit, marrëveshja për hapjen e një qendre të ashtuquajtur “humanitare” ushtarake afër Nishit, hapja e korridorit 10 dhe plani për hapjen e një kanali detar për mes Luginës së Preshevës janë disa nga projektet strategjike ruso-serbe, të cilat në të ardhmen do të paraqesin rrezik për destabilizimin e rajonit të Ballkanit –

***
Më 20 tetor të vitit 2009, gjatë vizitës së presidentit rus Dimitrij Medvedev në Beograd ishte nënshkruar një marrëveshje në mes Kremlinit dhe Beogradit për hapjen e një të ashtuquajture Qendër logjistike “humanitare” ushtarake, e cila do të shërbente si përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe teknologjike të këtyre dy vendeve, por edhe vendeve tjera të rajonit. Kjo bazë “humanitaro-ushtarake” do të shërbente edhe si mbrojtje ndaj projektit të “Gazpromit” rus, gypat e të cilit do të kalojnë nëpër tokën serbe. Ndërsa, ajo do të ngrihet afër qyteti të Nishit, një zonë mjaft strategjike, e cila gjendet në trekëndëshin afër Bullgarisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Këtë marrëveshje e kishin nënshkruar Sergej Shoigu, zv/ministër i ushtrisë ruse dhe Ivica Daciq, zv/ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë. Kështu, kishin njoftuar mediat serbe, sidomos Televizioni B-92, më datë 21 tetor 2009.
***
Padyshim, kjo marrëveshje i hap dyert Rusisë për ta furnizuar Serbinë me armatim të ndryshëm për një periudhë të gjatë. Po ashtu, kjo bazë ushtarake konsiderohet edhe si një përgjigje simbolike ndaj bazës ushtarake amerikan në “Bondstill” të Ferizajt, në anën e Kosovës. Jo vetëm kjo, por edhe hapja e mëhershme e bazës ushtarake në fshatin Cepotinë të Bujanocit, e cila do të ketë rreth 1200 trupa, tregojnë për synimet e qarta të Beogradit. Bëhet e ditur, se në këtë bazë ushtarake ka trupa të ndryshme ruse dhe shërbejnë si bazë logjistike e Shërbimit Inteligjent Rus (KGB-së së dikurshme), por edhe presin ndonjë moment të volitshëm për intervenim. Këto forca, tanimë janë duke vepruar në Luginë të Preshevës, duke u “përkujdesur” për popullatën shqiptare, por edhe për veprim nëpër enklavat serbe, të cilave u ofrojnë mbështetje logjistike dhe materiale, sidomos të ashtuquajturave struktura paralele serbe. Po ashtu, këto baza i duhen Rusisë që të qëndrojë ende si pandan ndaj Bullgarisë, Rumanisë, Maqedonisë dhe Kosovës, në mënyrë që ndikojë në këto vende në formë politike dhe ushtarake. Vlen të theksohet se baza ushtarake në Cepotinë ka kushtuar rreth 200 milionë euro, derisa këto mjete financiare janë dhënë nga bankat perëndimore për qëllime ekonomike, ndërsa Beogradi zyrtar kishte ndryshuar destinacionin e tyre duke i investuar në baza ushtarake.
***
Rusia përmes Serbisë dëshiron të krijojë një pozicion të ri dhe të fortë strategjik në Ballkan duke qëndruar karshi interesave të botës perëndimore, konkretisht SHBA-ve. Qëllimi i Rusisë është që përmes këtyre bazave ushtarake të krijoj një situatë të tendosur në Ballkan, konkretisht në Kosovë në kundërshtim me planet e BE-së dhe të SHBA-ve. Gjithashtu, Rusia është kundër një shteti funksional në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe punon në kundërshtim me kursin e këtij shtetit drejt BE-së dhe NATO-së. Ajo është duke mbështetur ato forca politike fashiste në të ashtuquajturën “Republika Serpska”, një krijese gjenocidiale, e cila kërkon shkëputje dhe bashkëngjitje me Serbinë. Projekti tjetër strategjik i Rusisë dhe Serbisë është hapja e një kanali detar nga Danubi për mes Moravës, nëpër Luginë të Preshevës dhe Vardar të Maqedonisë. Ky kanal do të shkonte në drejtim të Portit të Selanikut në Greqi, më pastaj do të shkojë në Detin e Zi, Lindjen e afërt dhe të largët. Serbia tani nuk ka dalje në det dhe paraqet pikën më nevralgjike të dobësisë ushtarake të saj dhe përmes rikthimit të kësaj pike dëshiron të rikthehet në tokën ujore ndërkombëtare. Serbisë kjo lidhje do t’i mundësonte që të ketë qasje me Greqinë, Rusinë, disa shtete arabe dhe disa vende të ashtuquajtura të pa inkuadruara, të cilat dëshiron t’i ketë aleat strategjik në të ardhmen. Tani, ky projekt është duke u shqyrtuar dhe vetëm pritet momenti më i volitshëm i realizimit të tij. Një projekt tjetër mjaft e rëndësishme e këtij shteti është edhe Korridori 10, i cili lidh Serbinë me shtetet e lindjes. Ky projekt mundëson lidhjen tokësore me aleatët e saj sllav. Këto dhe shumë “dhurata” tjera serbe, padyshim se kanë ardhur si shpërblim ndaj Rusisë për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës, kundër perëndimit dhe SHBA-ve. Takimi i fundit Medvedev-Tadiq në Beograd, jo rastësisht ishin mbajtur më 20 tetor 2009, sepse në këtë të 20 tetorit të vitit 1944 Ushtria e Kuqe Ruse e kishte shkelur tokën serbe dhe i kishte “çliruar” nga fashizmi hitlerian.
***
Duhet theksuar, se në këto baza ushtarake ka edhe agjentura të ndryshme ruse, të cilat së bashku me ato serbe po presin momentin më të përshtatshëm politik dhe ushtarak, në mënyrë që të bëjnë invadimin e Kosovës, të realizojnë një kthim të sërishëm në “tokën e shenjtë dhe të bekuar serbe”, në mënyrë që edhe njëherë të ringjallin mitet serbe mbi vuajtjet, golgotën, dyndjet dhe tragjeditë serbe. Përmes këtij plani ogurzi serb dëshirohet që të merren nën kontroll të gjitha zonat e banuara serbe në Kosovë, zonat ekonomike dhe industriale, por edhe të ashtuquajtura zonat e trashëgimisë fetare ortodokse. Sipas planit serb, nga Kosova duhet të merren pjesët më të mira të saj, ndërsa shqiptarëve duhet të dislokohen nëpër disa djerrina të thata. Për fat të keq këto baza kanë këto qëllime, por e keqja më e madhe është se faktori ndërkombëtar po hesht, sidomos Brukseli, i cili në vend që të kërkojë llogari nga Beogradi për krimet dhe dëmet e shkaktuara gjatë tri luftërave në Ballkan(të kërkojë të paguaj për dëmet e shkaktuara njerëzore dhe materiale), ajo shpërblen këtë regjim fashist serb me liberalizim të vizave dhe me ndihma të ndryshme ekonomike e financiare.
***
Tani, mund të shtrohet pyetje, a nuk është fajtorë edhe Bashkësia Evropiane për dramën e krijuar në Ballkan? Përgjigja është e thjeshtë, se me heshtje dhe me një politikë tepër inerte BE-ja është gjetur shumë e papërgatitur për sfidat e rajonit. BE-ja, kësaj radhe, ajo nuk guxon të heshtë dhe të pranojë faktet e kryera në rajon. Ajo nuk guxon të lejojë që ky shtet i pa reformuar të kthehet përsëri në një fuqi dominuese në rajon, sepse rreziku për destabilizim ende ekziston. Evropa më në fund nuk guxon të heshtë dhe të lejojë zbatim të projekteve ogurzeza ruso-serbe, në dëm të interesave të popujve të rajonit, por edhe të tyre e të SHBA-ve. Ndërsa, politika zyrtare në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë dhe Ulqin duhet të ketë një përgjigje të qartë dhe të përbashkët kundër këtyre planeve ruso-serbe. Hartimi i një strategjie të përbashkët ushtarake e politike shqiptare dhe bashkëpunimi i ngushtë ushtarak me SHBA-të, do të ishte përgjigja më e mirë ndaj tyre. Një ushtri e përbashkët shqiptare dhe një aleancë e fuqishme me SHBA-të do të rrënonte këto projekte ogurzeza dhe do të stabilizonte rajonin e Ballkanit përgjithmonë. Kështu do krijohen kushte më të volitshme që rajoni dhe popujt e saj të jetojnë të lirë, të qetë, si dhe të kenë marrëdhënie biznesi në mes tyre.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori