LAJMI I FUNDIT:

Belgjikë, Këshilli i Ministrave ka miratuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Belgjikë, Këshilli i Ministrave ka miratuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Këshilli belg i ministrave mbrëmë e miratoi propozim-ligjin për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, hapi i parë ndaj ratifikimit të plotë, njofton AIM.

Në propozim të kryeministrit Sharl Mishel dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Didie Rejders, Këshilli i Ministrave të qeverisë belge e miratoi propozim-ligjin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para se të ratifikohet në Parlament, protokolli inkuadrues duhet së pari të kalojë përmes Këshillit Shtetëror, i cili duhet të japë mendim.


Këshilli shtetëror ka rol konsultativ në materiet ligjdhënëse dhe ka për obligim ta analizojë ligjshmërinë e propozim-ligjeve para miratimit në parlament. Edhe pse mendimet e tij nuk janë obliguese, ky hap është pjesë e praktikës së zakonshme në Belgjikë.

Pasi Këshilli Shtetëror do të deklarohet, propozim-ligji do t’i dorëzohet Parlamentit federal për ratifikim, parlamentet tjera rajonale të vendit nuk janë të involvuara në këtë proces.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Belgjikës për AIM thonë se nuk kanë mundësi tani të tregojnë sa kohë do t’i duhet Këshillit Shtetëror për ta dhënë mendimin e tij dhe të jepet protokolli në procedurë parlamentare, por se bëhet fjalë për një procedurë mjaftë normale dhe se nuk priten kurrfarë pengesa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori