LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Do të bëj përpjekje maksimale për të realizuar subvencionimin e punësimeve

Bekteshi: Do të bëj përpjekje maksimale për të realizuar subvencionimin e punësimeve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot tha se si ministra dhe drejtorë janë të obliguar që ta realizojnë Programin e Qeverisë në mënyrë që të përmbushen kërkesat e tyre.

Ai si ministër thotë se do të bëjë përpjekje maksimale për ta realizuar subvencionimin e punësimeve në sektorin privat sipas përkatësisë etnike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“S’besoj se në Qeveri ka mospajtime për subvencionimin e punësimeve në sektorin privat sipas përkatësisë etnike. Kjo si masë është paraparë në programin qeveritar që u miratua nga Kuvendi. Ne si bartës së funksioneve jemi të obliguar që masat e parapara në Qeveri t’i realizojmë gjatë mandatit”, tha Bekteshi.


Bekteshi tha se do të kërkojnë nga Qeveria që në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm të parashihen mjete për zbatimin e kësaj mase.

“Masa s’ka të bëjë vetëm për një etni, por ka të bëjë për të gjitha kompanitë private që menaxhohen nga një person i një etnike tjetër dhe punëson persona nga bashkësitë e tjera etnike. Këto etni do të subvencionohen nga Qeveria. Kjo nuk do të thotë se vlen vetëm për shqiptarët, turqit dhe maqedonasit. Kjo masë është për çdo kompani private që udhëhiqet nga një shqiptar dhe punëson maqedonas do të mbështet nga Qeveria dhe e kundërta”, tha Bekteshi duke thënë se këtë mënyrë do të afrohen qytetarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori