Kryetari i Skenderajt, djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, për herë të parë është paraqitur në një debat televiziv duke folur edhe për çështje historike.
Bekim Jashari në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka treguar përballjen e parë të Jasharajve me forcat serbe.
Në vitin 1991 mëngjesin e hershëm forcat serbe kishin mësyrë shtëpitë e jasharajve për të arrestuar Ademin.
Pas disa minutave luftime, Rifati, Hamza dhe Ademi kishin arritur të thyejnë rrethimin serb dhe kishin depërtuar në mal ku kishin zhvilluar edhe luftime tjera.
Bekimi rrëfen edhe momentet kur serbët kishin hyrë në shtëpinë e jasharajve dhe bastisjet e shtëpive të tyre.
“Në ora 7:00 serbët kanë bërë thirrje me altoparlant për t’u dorëzuar. Gjyshi ka dalë i pari. I kanë kërkuar që të dorëzojë të gjithë meshkujt. Unë dola i pari pasi isha më i madhi dhe të tjerët me radhë. Na kanë lidhur dhe na kanë dërguar rreth 50 metra larg shtëpisë”.
“…Nga ora 11:00 kanë filluar të hynë në shtëpi pasi nuk besonin se Rifati, Hamza e Ademi ishin larguar nga shtëpia. Kanë filluar të hyjnë brenda duke kontrolluar dhomë më dhomë por gjyshi me hallën ju printe sepse ishte kërkesë e tyre. Ne ende nuk e dinim që ka pasur luftime pasi ishim në gjumë. Pas shtëpisë së parë, gjyshi kishte filluar t’i dërgojë në shtëpitë tjera pasi kishim tri shtëpi për tre vëllezër”.
“Komandanti që e kishin pru me helikopterë nga Prishtina po e pyet gjyshin: “Ku po shkon o plako”. Gjyshi i është përgjigjur se edhe ato ishin shtëpia të tija. Ai (serbi) ia kthen: Pse po luftojnë pra ata djemtë e tu. Edhe pesëqind herë nëse bëhet Kosova shtet më shumë pasuri nuk mund të fitojë””.
Bekimi rrëfen se gjyshi u kishte thënë serbëve se ai djemtë e tij nuk i kishin kapur armët për pasuri por për liri.
“Pastaj gjyshin dhe 48 fshatarë të lagjes i kanë dërguar në Mitrovicë duke u bërë maltretime të rënda”, tregon ndër të tjera Bekim Jashari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë