Nga: Stefan Simiq
Përktheu: Salajdin Salihu.
Gjurmët e tij njerëzore janë vulosur tek ne
E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme – Bekim Fehmiu
Ka njerëz që bëhen më të mëdhenj sesa profesioni i tyre
Bëhen parim
Bëhen kriter
Bekim Fehmiu ishte më shumë se aktor
Dhe heshtja e tij përfundimtare u dëgjua më shumë sesa ata që flasin prore
Kishte diçka të shenjtë dhe të përkushtuar në shfaqjen e tij
Fytyra, zëri, shikimi, figura, personaliteti
Në sjelljen e tij kishte drejtësi, burrëri, dinjitet
Kur për herë të parë e pashë tek “Edukimi special” më magjepsi përgjithmonë
Jo si aktor, por si njeri
Luante vetveten
Kam dashur për shkak të këtij roli edhe vetë të isha edukues në shtëpi
sepse më magjepsi me lojën e tij
Nuk ishte aktrim – por mision
Ashtu edhe jetoi, krijoi, foli,
i vetëdijshëm për rolin e tij në shoqëri – ku nuk bëri kompromise
Ishte përherë me besë
Prandaj u tërhoq në kulmin e karrierës
në moshën kur zakonisht luhen rolet më të rëndësishme
Kështu veproi si pesëdhjetëvjeçar
Dhe heshti në banesën e vet në Zvezdarë
Në shenjë proteste refuzoi të shfaqej në media, në film, në teatër
E kjo e bëri të madh dhe të famshëm
Erdhi në Beograd si shqiptar
në moshën nëntëmbëdhjetëvjeçare
Si thotë në autobiografinë “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, që të dëshmohet, shpesh i duhej të punonte më shumë sesa të tjerët
Vazhdimisht ia shanë nënën shqiptare
Në provime gjithmonë shqyrtoheshin puna dhe reputacioni i tij
E sërish, fitoi shumë nga Jugosllavia
Admirimin, respektin, miqtë, dashurinë…
U martua me aktoren Branka Petriq, dashurinë e madhe nga studimet
Dhe ishte bashkë me të në Beograd deri në frymën e fundit
Kaloi provimin pranues për aktrim e pasi nuk dinte serbokroatisht
duhej menjëherë pas provimit ta mësonte gjuhën dhe gjithçka tjetër
Në ndërkohë aktroi edhe në gjuhën franceze, italiane, angleze, rumune,
dhe kudo luante rolet kryesore
me emrat më të mëdhenj të filmit të asaj kohe
Jetoi dhe mbijetoi pas ardhjes në Beograd, ku me vite mbartte qymyr
Si adoleshent punoi në ara dhe tezga që ta ushqente familjen
Dashuria e tij për familjen, nënën dhe vendlindjen Prizrenin është e pabesueshme
Bëri më shumë karrierë në botë sesa gjithë aktorët e tjerë
Atëherë e mbase edhe tani
ishte opsioni i parë për filmin “Kumbara”, në vend të Marlon Brandos
Aktroi Odiseun, Borën e Bardhë, Pavle Pavloviqin, aventurierin, dezertorin…
Individualist i madh që në plan të parë e kishte punën kolektive
Kur xhironte film të gjithë duhej të paguheshin
Edhe punëtori më i thjeshtë i filmit
Nuk dëshironte askush të ndihej i përçmuar
Shumica e konsideronin si jugosllavin më seksipil
Për shkak të gjuhës së tij specifike dhe karizmës
Dy librat e tij autobiografikë janë dy kryevepra
Me shumëçka krahasohen me veprat tona më të mira letrare
Veçanërisht libri i tij i dytë, në çdo aspekt
Pranë një jete të madhe ndodh edhe tragjedia e madhe
Kah fundi i tetëdhjetave në shenjë proteste hoqi dorë nga aktrimi
Nuk ishte i gatshëm të aktronte derisa zgjaste lufta dhe derisa ndodhnin krime në të gjithë anët
Si shqiptar në Beograd
Nuk mundi ta duronte propagandën antishqiptare
As atë antiserbe atje ku u rrit
Nuk mund ta honepste shkatërrimin e botës ku u maturua dhe së cilës i besoi
Nuk mund të honepste shumëçka dhe prandaj u mbyll në vetmi
Në vitet e fundit pikturonte dhe shkruante autobiografinë e vet
Banorët e ndërtesës në të cilën jetoi thonë se pothuajse nuk e shihnin
Kishte dhomën e tij, botën e tij, heshtjen e tij
Pikturat, librat dhe kujtimet që kishte fiksuar…
Për gjithçka ishte pedant e dinjitoz
Shpesh dinte t’u bërtiste njerëzve që nuk e respektonin rendin shtëpiak dhe hidhnin bërllok rreth ndërtesës
Në spitalin ku u mjekua një kohë, sipas deklaratës së doktoreshës, ishte pacienti më i përgjegjshëm nga gjithë pacientët e tjerë që kishte pasur
I përkushtuar, asket, vetmitar
Më 2010 ia shkrepi vetes në kokë
Dhe atë nga koburja që iu dha si dhuratë në vitet ’70 në shenjë kujtimi
pas xhirimit të filmit “Dezertori”
Nuk mundi më ta duronte
as veten, as këtë botë
Sherbexhia për të ka thënë se ishte një prej më të mëdhenjve
Sepse në aktrim nuk ka më të mëdhenj
Prandaj ai ishte i pari ndërmjet të barabartëve
Shumëkush ka folur për të, shumëçka
Dhe pastaj heshtën
Ashtu siç heshti Bekimi
Hiri i tij u derdh në Bistricë, në Prizren
Në prani të familjes
Kurse hiri i tij njerëzor është derdhur tek të gjithë ne
Dhe jam i bindur se ai do të jetojë përjetësisht
/Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Trim mbi trima kish qenë gjithmonë Gjergj Elez Alia
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj