LAJMI I FUNDIT:

Beja: Rama kërkon të ruajë tensionin

Beja: Rama kërkon të ruajë tensionin

Zyrtari i lartë demokrat Fatos Beja thotë se protesta e sotme e opozitës, është një përpjekje e Edi Ramës për të dëshmuar “vendosmërinë” e tij, në kuptimin “për të mbajtur lart frymën revolucionare”.

“Është e qartë se për qëllimet e tij politike kërkon të ruajë tensionin që provokoi demonstrata e dhunshme dhe të shfrytëzojë vdekjen e tre demonstruesve për qëllimin e tij politik. Kam përshtypjen se këtë herë do të synojë të kundërtën e asaj që synoi herën e parë: sot do të përpiqet të shmangë dhunën, për të dëshmuar se ai i organizon protestat paqësore, por qeveria reagoi dhunshëm. Në fakt, do të provojë se ai i ka dirigjuar tërësisht sipas vullnetit të tij të dy demonstratat, që do të thotë se e para nuk ‘i ka dalë duarsh’ por
e ka konceptuar vetë të dhunshme siç u realizua. Ai, vetëm sa ka fshehur dorën që hodhi gurin”, tha Beja në një prononcim ekskluziv për Telegrafin.

Beja nënvizoi se sfidimi i komunitetit ndërkombëtar që përpiqet të na ndihmojë është shumë e keqe për Shqipërinë dhe tërë shqiptarët, aq më tepër kur ta kërkon një qeveri mike për kombin shqiptar, si ajo e SHBA-së apo personalitetet më të larta të Evropës ku duam të integrohemi.

“Demonstrata nuk qe për korrupsionin. Demonstrata ishte për qeverinë’, tha ai, duke shtuar se korrupsioni luftohet me zbatimin e ligjit nga të gjitha institucionet dhe çdo përpjekje për të kontribuar në këtë drejtim do të ishe shumë e mirë për vendin.


Beja tha se mundësitë për dialog janë të shumta, në rrugë kushtetuese e institucionale, pa cenuar dinjitetin e asnjërit.

“Parlamenti është vendi normal i dialogut dhe bashkëpunimit midis mazhorancës dhe opozitës. Aty kjo opozitë do të mund të fuqizohej shumë politikisht, sepse është opozita më e madhe që ka pasur në parlamentin shqiptar në këto 20 vjet, ka në përbërje të saj
kryeministra, ministra e autoritete intelektuale të cilat mbajnë heshtjen, në vend që të kontribuojnë në mbrojtjen e programit të partisë së tyre dhe të interesit të Shqipërisë”, tha Beja.

Injorimi i parlamentit dhe orientimi drejt dhunës në rrugë e largon opozitën nga pushteti, nuk i shërben asaj, Shqipërisë, as bashkëkombësve tanë shqiptarë”, theksoi Fatos Beja, kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori