LAJMI I FUNDIT:

Bëhet lansimi i projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë” Kosovë-Mali i Zi

Bëhet lansimi i projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë” Kosovë-Mali i Zi

Lansimi i projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, projekt i financuar nga BE.

Sot u bë lansimi i projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, i financuar nga Bashkimi Evropian, ku për herë të parë në Kosovë morri pjesë kryetari i Komunës së Berane, Dragoslav Scekic, dhe Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.

Lansimi i projektit u mbajt në Pallatin e Kulturës në Istog, përkatësisht në Shtëpinë e Inovacionit.

Pas fjalimeve hyrëse, mysafirët dhe të gjithë pjesëmarrësit patën rastin të bisedojnë dhe hulumtojnë për bashkëpunime potenciale me njëri-tjetrin.

Duke filluar nga sot, Shtëpia e Inovacionit në Istog do të shërbejë si hapësirë bashkë-punuese për të gjithë të rinjtë e rrafshit të Dukagjinit, në mbështetjen e ideve inovative duke u bazuar në zhvillimin e sektorit të turizmit në teknologji.

Në Shtëpinë e Inovacionit pritet të mbahen trajnime dhe punëtori për tema specifike të cilat do të përgatisin këta të rinj në fusha specifike.

Po ashtu, hapësirat bashkëpunuese do të mund të përdorën edhe nga OJQ të cilat synojnë zhvillimin e gjendjes socio-ekonomike përmes trajnimeve dhe punëtorive.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori