LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha ka ndërprerë bashkëpunimin me shtëpinë diskografike ‘Warner Music’ pas 10 vitesh për shkak të marrëdhënieve të tensionuara së fundmi

Bebe Rexha ka ndërprerë bashkëpunimin me shtëpinë diskografike ‘Warner Music’ pas 10 vitesh për shkak të marrëdhënieve të tensionuara së fundmi
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha nuk është më pjesë e Warner Records, shtëpisë diskografike me të cilën ka punuar për mbi një dekadë.

Largimi i saj pason një periudhë tensioni dhe mosmarrëveshjesh të përsëritura mes tyre, shkruan The Sun.

Këngëtarja shqiptaro-amerikane, e cila bashkëpunoi me David Guetta në hitin e vitit 2022, “I’m Good (Blue)”, ishte pjesë e Warner që nga viti 2013 dhe publikoi tri albume me këtë shtëpi diskografike. Megjithatë, raportet mes palëve janë përkeqësuar vitet e fundit.


Foto: Bebe Rexha/Instagram

Burime nga industria muzikore kanë zbuluar se largimi është parë si një mundësi pozitive nga vetë Rexha.

“Ajo ishte shumë e zhgënjyer me drejtimin e karrierës së saj dhe kur gjërat arritën në një pikë kritike, Warner sugjeroi ndërprerjen e bashkëpunimit. Bebe vendosi të mos e kundërshtojë këtë vendim. Madje, ajo u ka thënë miqve se dëshiron të nisë nga e para dhe nuk mendonte se mund ta bënte këtë brenda Warner Records”, tha një burim i afërt.

Tashmë gjithçka është zyrtarizuar. Emri i Bebe Rexhës është hequr nga faqja zyrtare e Warner Records, dhe kompania nuk e ndjek më në Instagram – një veprim që këngëtarja e ka kthyer mbrapsht. Për më tepër, ajo ka punësuar një ekip të ri menaxhimi për të udhëhequr fazën tjetër të karrierës së saj.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në Mbretërinë e Bashkuar, albumi i saj debutues “Expectations” i vitit 2018 arriti në vendin e 33-të të top-listave muzikore. Megjithatë, ajo ka pasur sukses të madh me disa bashkëpunime, përfshirë këngën “Meant To Be” me Florida Georgia Line, e cila ka shitur mbi dhjetë milionë kopje në ShBA dhe mban rekordin për këngën e zhanrit ‘country’ më të transmetuar në Spotify.

Nga ana tjetër, projektet e fundit nuk kanë arritur të përsërisin të njëjtin sukses. Në vitin 2023, bashkëpunimi i saj me David Guetta në këngën “One In A Million” arriti në vendin e 79-të, ndërsa “Heart Still Beating” me DJ-n britanik Nathan Dawe përfundoi në vendin e 74-të.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Verën e kaluar, Bebe shprehu pakënaqësinë e saj në platformën X (ish-Twitter), ku shkroi: “Mund të shkatërroj një pjesë të madhe të kësaj industrie. Jam e zhgënjyer. Më kanë nënvlerësuar”.

E diskriminuar nga industria e muzikës, Bebe Rexha reagon e frustruar në X: Kam shumë gjëra për të treguar
Lexo po ashtu E diskriminuar nga industria e muzikës, Bebe Rexha reagon e frustruar në X: Kam shumë gjëra për të treguar

Tani, pas këtij kapitulli të mbyllur, është radha e Bebe Rexhës për të treguar fuqinë e saj në industrinë muzikore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"I tmerrshëm jam - nuk ka pasur faj i ngrati qysh ia kam çelur derën", regjia ia tërheq vërejtjen Gjestit kur ai flet me Eglin për sulmin e Jozit

Magazina
Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit

Magazina
Gjesti: Nga izolimi i tepërt kam humbur edhe shikimin - nuk mund të shoh mirë

Gjesti: Nga izolimi i tepërt kam humbur edhe shikimin - nuk mund të shoh mirë

Magazina

"Më provokoi, nuk e durova më" - zbardhet dëshmia e Jozit në polici pas arrestimit për dhunën e ushtruar ndaj Gjestit në BBVA 4

Magazina
Adelina Ismaili reagon pas rastit të Gjestit: E njoh mirë dhunën, persekutimin, diskreditimin nga xhelozia e lakmia

Adelina Ismaili reagon pas rastit të Gjestit: E njoh mirë dhunën, persekutimin, diskreditimin nga xhelozia e lakmia

Magazina
Media italiane shkruan për incidentin në BBVA: Dhuna në Big Brother të Shqipërisë, konkurrenti godet me grusht

Media italiane shkruan për incidentin në BBVA: Dhuna në Big Brother të Shqipërisë, konkurrenti godet me grusht

Magazina
Kalo në kategori